LAJMI I FUNDIT:

Nënkryetarja e LVV-së: Do të ketë masa adekuate për situatën aktuale epidemiologjike

Nënkryetarja e LVV-së: Do të ketë masa adekuate për situatën aktuale epidemiologjike

Nënkryetarja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku thotë se ka parë konstruktivitet nga LDK-ja deri më tani sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit.

Mulhaxha Kollçaku thotë se Vjosa Osmani nuk është anëtarë e Vetëvendosjes.

“Vjosa Osmani me listën e saj vetëm i është bashkangjitur Lëvizjes Vetëvendosjes. Ajo nuk ka ndonjë parti të saj për momentin. E dini si është përjashtuar nga LDK. Prandaj si e pavarur ajo i plotësin të gjitha kriteret për presidente”, tha ajo në “RTV Dukagjini”.


Duke folur për pandeminë, Kollçaku thotë se Vetëvendosje nuk ka organizuar tubime elektorale të mëdha me njerëz për të mos përhapur virusin.

“Neve zgjedhjet na u imponuan, pasi që kur u rrëzua Qeveria Kurti 1 i patëm thënë partnerit që mos te vepronin ashtu në pandemi”, tha ajo, përcjell telegrafi.

Nënkryetarja e LVV-së e cila është edhe epidemiologe më profesion ka thënë se për të luftuar pandeminë duhet të fuqizohen inspektoratet.

“Ju e dini që gjatë ditës lokalet janë të stërmbushura. Nuk ka efekt nëse në mbrëmje mbyllen lokalet… Do të ketë masa adekuate për situatën aktuale epidemiologjike, por askush nuk do të vendos krye në veti…Do të merren masat që janë të nevojshme. Çka do që të ndodh do të ketë edhe masa mbështetëse. E kuptojmë që një mbyllje tjetër dëmton ekonominë”, tha ndër të tjera Mulhaxha Kollçaku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori