LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Nëse nuk ka lëvizje të procesit inkuadrues, do të jetë e vështirë që BE ta ruajë besueshmërinë në Ballkanin Perëndimor

Dimitrov: Nëse nuk ka lëvizje të procesit inkuadrues, do të jetë e vështirë që BE ta ruajë besueshmërinë në Ballkanin Perëndimor

“Nëse nuk ka lëvizje në procesin e inkuadrimit do të jetë shumë vështirë që Bashkimi Evropian ta ruajë besueshmërinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor pas kaq shumë shtyrjesh”.

Këtë e deklaroi sot në Lubjanë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrovi në konferencën e përbashkët për shtyp me shefin e diplomacisë sllovene Anzhe Logar. Dimitrovi tha se sivjet vendi shënon dy dekada nga nënshkrimi i Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim me BE-në në vitin 2001, dhe se 16 vjet jemi vendi me status kandidat për anëtarësim.

“E zgjodhëm problemin me Greqinë, pritën në metodologjinë e re që të përforcohet besimi në procesin inkuadrues dhe para nesh tani është kjo, shpresoj sfidë e fundit me fqinjët tanë nga Sofja fqinje”, tha Dimitrovi.


Ai theksoi se strategjia bazohet në tri shtylla – bisedë dhe gjetje të mirëkuptimit të ndërsjellë dinjitoz dhe evropian me Bullgarinë, pastaj reforma në vend, me ç’rast e informoi Logarin se Qeveria e ka miratuar Agjendën Evropa në shtëpi drejtuar ndaj aktiviteteve të reformave konkrete në më shumë institucione kompetente të fokusuara në klasterin e parë nga metodologjia e re. Baza, sepse, tha ai, edhe qëllimi i procesit inkuadrues është vendosja e standardeve evropiane në vend.

“Edhe shtylla e tretë është ndihmë dhe mbështetje nga miqtë tanë siç është Sllovenia, këtë vit për disa muaj do të fillojë edhe presidenca sllovene me Këshillin e BE-së nga 1 korriku dhe unë e urova Anzhen, i cili më informoi për prioritetet e presidencës sllovene ku, mes tjerash, krahas gjendjes shëndetësore dhe sigurisë në hapësirën e informacionit do të gjendet edhe rajoni ynë”, shtoi Dimitrovi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori