LAJMI I FUNDIT:

Kini kujdes se çfarë instaloni: Virusi i ri Android pretendon të jetë një azhurnim i sistemit

Kini kujdes se çfarë instaloni: Virusi i ri Android pretendon të jetë një azhurnim i sistemit

Studiuesit që merren me sigurinë në telefon kanë njoftuar se ekziston një virus i ri në Android, i cili maskohet si një “azhurnim kritik i sistemit” dhe mund të marrë kontrollin e plotë mbi pajisjen e përdoruesit dhe të vjedhë të dhënat e tij.

Softueri me qëllim të keq u gjet në aplikacionin e quajtur “System Update”, i cili duhet të instalohet jashtë Google Play, dyqani i aplikacioneve Android.


Sapo përdoruesi ta instalojë, aplikacioni fshihet dhe u dërgon fshehurazi të dhënave nga pajisja e viktimës hakerave.

Kompania e cila zbuloi aplikacionin me qëllim të keq, tha se pasi viktima instalon aplikacionin me qëllim të keq, telefoni mund të kontrollohet nga distanca, transmeton Telegrafi.

Ky virus mund të vjedhë mesazhe, kontakte, të regjistrojë thirrje mikrofoni dhe tingull ambienti dhe të marrë fotografi me kamerat e telefonit.

Softueri me qëllim të keq gjithashtu gjurmon vendndodhjen e viktimës, kërkon skedarë dokumentesh dhe merr të dhënat e kopjuara nga memorja e fshehtë e pajisjes.

Drejtori i Përgjithshëm i Zimperium, kompanisë që e zbuloi këtë virus, Shridhar Mittal tha se ishte ndoshta pjesë e një sulmi të shënjestruar.

“Është gjëja më e sofistikuar që kemi parë”, tha Mittal, duke shtuar se ai mendon se është harxhuar shumë kohë dhe përpjekje për krijimin e këtij aplikacioni. “Ne besojmë se ka aplikacione të tjera si kjo dhe po përpiqemi t’i gjejmë ato sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë ai.

Meqenëse studiuesit konfirmuan që virusi ishte instaluar jashtë dyqanit Google Play, sugjerohet që përdoruesit të kontrollojnë mirë para se të instalojnë ndonjë gjë që nuk është në vende të verifikuara si dyqanet zyrtare të aplikacioneve. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Teknologji
Sony lavdërohet me konzolën PlayStation 5 – thotë se përdoruesit kanë në dispozicion 2.500 videolojëra

Sony lavdërohet me konzolën PlayStation 5 – thotë se përdoruesit kanë në dispozicion 2.500 videolojëra

Lojëra
Kalo në kategori