LAJMI I FUNDIT:

Deputetja Kodra-Deliu e quan tradhti deklaratën e ministres Gërvalla, për mos cenimin e Kushtetutës së Serbisë

Deputetja Kodra-Deliu e quan tradhti deklaratën e ministres Gërvalla, për mos cenimin e Kushtetutës së Serbisë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj një deklarate të ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila sot në takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka theksuar nevojën për të zhvilluar bisedime përmbajtësore me Serbinë, të cilat duhet të rezultojnë me një marrëveshje që nuk cenon kushtetutshmërinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të asnjërës palë.

Deliu-Kodra ka thënë se  “të kërkohet nga një ministre e Republikës së Kosovës që në marrëveshjen me Serbinë të respektohet kushtetutshmëria e Serbisë, e cila Kosovën e konsideron pjesë integrale të territorit të saj është thjesht tradhti!”

“Me këtë deklaratë të Ministres së Jashtme të Republikës së Kosovës bëhet i qartë qëllimi i kësaj Qeverie për të përmbushur kërkesën e atyre që nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe të cilët angazhohen për një marrëveshje që krijon një Asociacion me pushtet ekzekutiv për komunat serbe duke mos e obliguar Serbinë të njoh pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Deliu-Kodra në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.


Më tej ajo ka thënë se qëndrimi qeveritar për një marrëveshje me Serbinë brenda kornizës kushtetuese të Serbisë është alarm për reagim të shpejtë nga të gjithë faktorët politik e publik në Kosovë!

“Kjo, assesi nuk guxon të kalojë në heshtje!”, ka shkruar deputetja e PDK-së.

Ndryshe në takimin e sotëm të shefes së diplomacisë kosovare me ambasadorin amerikan, sipas komunikatës së MPJ, janë diskutuar tema të ndryshme, në veçanti ato që kanë të bëjnë me zhvillimet në vend, raportet ndërfqinjësore, si dhe thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy popujve miq.

“Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, drejtuesja e diplomacisë kosovare ka theksuar nevojën për të zhvilluar bisedime përmbajtësore, të ndërmjetësuar nga partnerët ndërkombëtar, të cilat duhet të rezultojnë me një marrëveshje që nuk cenon kushtetutshmërinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të asnjërës palë, si zgjidhje e vetme për paqe të qëndrueshme në rajon, fqinjësi të mirë dhe prosperitet për të gjithë popujt e kësaj pjese të Evropës”, thuhet në komunikatën e MPJ. /Telegrafi/

Faksimilja e komunikatës nga takimi i sotëm i Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla me ambasadorin amerikan, Philip Kosonett

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori