LAJMI I FUNDIT:

Çka do të ndodh me mantelbardhët e Kosovës që morën dozën e parë të vaksinës në Shqipëri? E vaksinuara Donjeta Pllana-Hajdari thotë se janë dy mundësi

Çka do të ndodh me mantelbardhët e Kosovës që morën dozën e parë të vaksinës në Shqipëri? E vaksinuara Donjeta Pllana-Hajdari thotë se janë dy mundësi

Një numër i konsiderueshëm i mjekëve dhe infermierëve nga Kosova kanë marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca në Shqipëri.

Kjo kishte ndodhur për shkak të vullnetit të mirë të shtetit shqiptar për të vaksinuar rreth 500 punëtorë shëndetësorë nga Kosova.

Mirëpo me ardhjen e dozave të para të AstraZeneca në Kosovë situata mund të ndryshojë.


Qeveria ka premtuar se të parët do të vaksinohen punëtorët shëndetësor e më pas kategoritë tjera të ndjeshme, njofton Telegrafi.

Donjeta Pllana Hajdari është një mikrobiologe nga Kosova që ishte ndër të parat që u vaksinua në Kukës.

Mirëpo për të qenë efektive vaksina AstraZeneca si dhe shumica e vaksinave tjera duhet të injektohet me dy doza.

Edhe pse lloji i vaksinës është i njëjtë mikrobiologia thotë se atyre i është rekomanduar që edhe dozën e dytë ta marrin në Kukës.

“Doza e dytë mund të merret pas 4-12 javëve. Nëse e kemi vaksinën e njëjtë nuk besoj se është ndonjë problem që ta marrim edhe këtu, por neve na është thënë që doza e dytë e vaksinës të merret në Kukës me llojin e njëjtë që e kemi marrë edhe herën e  parë”, ka thënë Donjeta Pllana Hajdari për RTV Dukagjinin.

Mikrobiologia thotë se duhet të bëhet më shumë në mënyrë që populli të mos ketë frikë të merr këtë lloj të vaksinës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori