Alergjia nga poleni është një reaksion alergjik i zakonshëm i cili ndodh në periudha të caktuara të vitit
Dr. Arben Ukimeri
Alergolog Imunolog
tel. 044432422
Njihet edhe si rinit sezonal, që ndodh si reagim ndaj polenit të livadheve dhe drithërave, drunjëve e shkurreve gjatë muajve të hershëm të pranverës dhe verës. Mund të prekë si të rriturit ashtu dhe fëmijët.
Cilët janë shkaktarët e alergjisë së polenit?
Kjo alergji shkaktohet kur trupi krijon antitrupa alergjikë (IgE) ndaj substancave të caktuara të polenit, të cilët njihen si alergjen.
Poleni i livadheve dhe drithërave është alergjeni më i zakonshëm (prill-korrik), por polenet e drunjëve (shkurt-maj) dhe shkurreve (qershor-shtator) gjithashtu mund të shkaktojnë reaksionin alergjik që ne e njohim si ethe e barit.
Në rinitin alergjik gjithëvjetor simptomat vazhdojnë gjatë gjithë vitit dhe zakonisht lidhen me alergjenët e brendshëm, të tillë si akarienet e pluhurit të shtëpisë, kafshët shtëpiake, përfshirë zogjtë ose myku.
Cilat janë simptomat?
– Kruarje të syve/fytit
– Teshtimë, bllokim dhe shkuarje të hundëve
– Lotim, skuqje te syve (konjuktivit alergjik)
– Dhimbje koke, bllokim të sinuseve
– Frymëmarrje të shpeshtë
– Lodhje
– Ndjesia e mukusit që rrjedh në pjesën e pasme të fytit, e cila gjithashtu mund të njihet si ‘rrjedhje pas hundës’.
Këto simptoma mund të bëhen më të rënda kur sasia e polenit ne ajër është e lartë.
Si ta menaxhojmë alergjinë nga poleni?
Këto simptoma të pakëndshme dhe ndonjëherë dobësuese, mund të lehtësohen nga shmangia prej alergjenëve dhe përdorimi i antihistaminikëve.
Këshillat tona kryesore janë:
1. Monitoroni parashikimet e polenit çdo ditë dhe qëndroni brenda kur është e mundur në ditët kur sasia e polenit në ajër është e lartë (zakonisht në ditë më të ngrohta dhe me frymë). Shiu e lan polenin nga ajri kështu që sasia duhet të jetë më e ulët në ditët e freskëta dhe me shi.
2. Në ditët me sasi të lartë të polenit, bëni dush dhe lani flokët pasi të keni mbërritur në shtëpi dhe ndërroni rrobat.
3. Shmangni tharjen e rrobave në ambientin e jashtëm kur sasia e polenit është e lartë.
4. Vendosni një balsam rreth vrimave të hundës si barrierë, për ta parandaluar hyrjen e polenit në hundë.
Antihistaminikët janë medikamentet më të përshtatshëm për trajtim dhe shumica jepen në farmaci pa recetë. Mund të kombinohen edhe me Sprej steroid intranasal.
Imunoterapia me alergjen është trajtimi i shkakut dhe është i vetmi mjekim që e ndryshon rrjedhën e sëmundjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe