LAJMI I FUNDIT:

Publikohet video e momentit kur Arjan Sala vrapon për t’i shpëtuar nga flakët 20 punëtorët në magazinë

Publikohet video e momentit kur Arjan Sala vrapon për t’i shpëtuar nga flakët 20 punëtorët në magazinë

Dalin pamjet e momentit të fundit të Arjan Salës, i cili vrapon për t’u futur në magazinën që ishte përfshirë nga flakët.

Siç shihet në videon e siguruar nga TCH, Arjani njoftohet në radio nga kolegët e tjerë që në magazinë ka rënë zjarr.


Ai menjëherë vrapon për në vendin e ngjarjes ku edhe ka evakuar mbi 20 punonjës që ishin të pranishëm në magazinë.

Pas kësaj, 32-vjeçari mori një bombol dhe tentoi të fikte zjarrin në vatrën e tij. Por flakët u përhapën me shpejtësi dhe ai nuk mundi të dalë.

Vdiq si hero, Qeveria shqiptare i jep ndihmë financiare familjes së Arjan Salës
Lexo po ashtu Vdiq si hero, Qeveria shqiptare i jep ndihmë financiare familjes së Arjan Salës

Sipas pamjeve, Arjani është i vetmi që nuk kthehet më, pasi hyri brenda magazinës.

Arjan Sala tashmë i shpallur “Dëshmor i Atdheut”, humbi jetën si pasojë e flakëve dhe tymit në magazinë të mërkurën e shkuar, ndërsa trupi i tij u gjet vetëm tre ditë më vonë, për shkak se ishte e pamundur për zjarrfikësit që të ndërhyhej.

Gjatë një matje të temperaturës nga ana e zjarrfikësve u raportua se kishte shkuar mbi 900 gradë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori