70 për qind e popullatës pritet të vaksinohet deri në fund të vitit, Haxhiu tregon pse infermieret nuk përdorin dorëza gjatë procesit të vaksinimit

Shefja e vaksinimit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Edita Goranci Haxhiu ka bërë të ditur se janë angazhuar 280 punonjës për ta kryer procesin e vaksinimit.
Goranci-Haxhiu u shpreh se nga e enjtja është planifikuar që vaksinimi të bëhet edhe nëpër qytetet e tjera.
Sipas saj, mënyra më e mirë për të kryer vaksinimin është pa përdorur dorëza nga punonjësit shëndetësor, teksa theksoi se të gjithë të angazhuarit janë të trajnuar për të kryer vaksinimin.
“Mënyra më e lehtë edhe më e mirë me vaksinuar është pa dorëza, meqenëse duhet të dezinfektohen duart një pas një. Të gjithë personat që vaksinojnë janë të trajnuar për të dhënë këtë vaksinë”, tha ajo në një prononcim për medie pas fillimit të vaksinimit në Klinikën Infektive.
Epidemiologia tha se deri në fund të vitit planifikohet që të vaksinohet 70 për qind e popullsisë.
“Deri në 70 për qind të popullsisë së Kosovës është planifikuar që të vaksinohen. Nga e enjtja planifikohet që të kalojmë edhe nëpër qytetet tjera. Me prioritet do të vaksinohen punonjësit shëndetësor të cilët janë në punë në repartet ku janë të shtrirë pacientët. Janë 280 persona të angazhuar për të kryer procesin e vaksinimit, të gjithë janë të trajnuar”, u shpreh ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri