LAJMI I FUNDIT:

Certifikatat e vaksinimit do t’iu lëshohen edhe qytetarëve të Ballkanit Perëndimor

Certifikatat e vaksinimit do t’iu lëshohen edhe qytetarëve të Ballkanit Perëndimor

Bashkimi Evropian planifikon të nisë me lëshimin e certifikatave digjitale të vaksinimit kundër coronavirusit, nga muaji qershor.

Për qytetarët e vendeve të treta, përfshirë Ballkanin Perëndimor, është hapur po ashtu mundësia që të pajisen me këtë dokument kur të udhëtojnë.

Megjithatë, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Cristian Wigand, kujtoi se udhëtimet jothelbësore të qytetarëve të vendeve të treta mbeten të ndaluara.


“Ata që mund të udhëtojnë aktualisht, do të mund të marrin edhe një certifikatë digjitale të gjelbër, duke e kërkuar atë nga shteti, në të cilin udhëtojnë. Shtetet anëtare duhet të vlerësojnë provat e vaksinimit dhe ta lëshojnë certifikatën digjitale”, tha zëdhënësi i KE-së, Wigand.

Certifikatat digjitale të BE-së do të përmbajnë informacione në lidhje me vaksinimin, testin negativ PCR ose praninë e antitrupave.

Në Komisionin Evropian po ashtu tha se, së shpejti, qytetarëve të vendeve të treta do t’iu njihen edhe certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga vendet e tyre, por kjo, sipas zyrtarëve evropianë, kërkon harmonizimin e sistemit të lëshimit të këtyre dokumenteve me kërkesat evropiane.

“Me këtë, certifikatat e vendeve të treta do të pranohen në BE njësoj si certifikatat e gjelbra digjitale, të lëshuara nga BE-ja”, tha Wigand.

BE-ja është kritikuar për fushatë të ngadalshme të vaksinimit kundër coronavirusit, por zyrtarët evropianë kanë fajësuar problemet me furnizim.

Të dielën, Kosova ka pranuar dozat e para të vaksinave, ndërsa të martën pritet të nisë fushatën e imunizimit.

Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor e kanë nisur tashmë vaksinimin. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë

"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit

Evropa
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Cilat shtete ballkanike po protestojnë kundër çmimeve të larta të produkteve ushqimore?

Cilat shtete ballkanike po protestojnë kundër çmimeve të larta të produkteve ushqimore?

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Kalo në kategori