LAJMI I FUNDIT:

Po shiste “pilula për humbje peshe”, gjiganti francez i farmacisë shpallet fajtor për “mashtrim dhe vrasje” të pacientëve

Po shiste “pilula për humbje peshe”, gjiganti francez i farmacisë shpallet fajtor për “mashtrim dhe vrasje” të pacientëve

Një gjykatë franceze të hënën e shpalli gjigantin e farmacisë “Servier” fajtor për “mashtrim të rëndë” dhe “vrasje të pavullnetshme” mbi një pilulë diabeti dhe humbje peshe që fajësohet për qindra vdekje në një nga skandalet më të këqija shëndetësore të vendit.

Sipas mediave franceze, përcjell Telegrafi, ilaçi Mediator ishte në treg për 33 vjet dhe u përdor nga rreth pesë milionë njerëz para se të tërhiqej në vitin 2009 nga frika se mund të shkaktonte probleme serioze në zemër – më shumë se një dekadë pasi shqetësimet e tilla ishin ngritur për herë të parë.

Kështu, ish-zëvendës shefi i “Servier” u dënua me një burg me kusht me katër vjet dhe gjykata gjobiti kompaninë me 2.7 milionë euro.


Gjithashtu, Agjencia e ilaçeve e Francës u gjobit me 303,000 euro për rolin e saj në skandal.

Sipas France24, përcjell Telegrafi, një total prej 12 personash dhe 11 etnitete juridike – Servier, nëntë filiale dhe mbikëqyrësi i mjekësisë i Francës – u gjykuan në fund të vitit 2019 dhe në fillim të vitit 2020 për rolin e tyre të pretenduar në një skandal që kontribuoi në mosbesimin e përhapur të industrisë farmaceutike në Francë.

Fillimisht i destinuar për personat me mbipeshë me diabet, Mediator u përshkruhej gjerësisht individëve të shëndetshëm si një mjet që ul oreksin.

Dhe shumë nga viktimat që dëshmuan në gjykatë për ndikimin e ilaçit në jetën e tyre ishin gra. /Telegrafi/