LAJMI I FUNDIT:

Konjufca priti në takim ambasadorin Kosnett, flasin për çështjen e presidentit

Konjufca priti në takim ambasadorin Kosnett, flasin për çështjen e presidentit

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ndërsa ky i fundit potencoi rëndësinë e zgjedhjes së presidentit të vendit, duke përmbyllur kështu konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Në njoftim thuhet se ambasadori Kosnett konfirmoi përkushtimin e tij dhe të ShBA-së për të bashkëpunuar me institucionet e Republikës së Kosovës.


Ai po ashtu potencoi rëndësinë e zgjedhjes së Presidentit të vendit, duke përmbyllur kështu konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Kosnett theksoi nevojën për rol konstruktiv të të gjitha forcave politike në vend përgjatë këtij procesi, duke pasur parasysh interesin shtetëror para atij politik e partiak”, thuhet më tej në njoftim.

Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së presidentit, Konjufca ka falënderuar ambasadorin Kosnett dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën dhe partneritetin e vazhdueshëm me Republikën e Kosovës.

Konjufca vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit dhe thellimit edhe të mëtutjeshëm të raporteve ndërmjet të të dy shteteve, duke konfirmuar përkushtimin e tij për një gjë të tillë.

Ai po ashtu ka potencuar rëndësinë e stabilitetit institucional dhe konstituimit sa më të shpejtë të të gjitha institucioneve, si parakusht për zhvillim të proceseve me rëndësi për vendin. /Telegrafi/