LAJMI I FUNDIT:

Mimoza Mustafa: Unë dhe Shkumbini u kurorëzuam për ‘interes’

Mimoza Mustafa: Unë dhe Shkumbini u kurorëzuam për ‘interes’
Foto: Mimoza Mustafa/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Mimoza Mustafa, ka rrëfyer së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”, pesë datat më të rëndësishme në jetën e saj.

Ndër to, ajo nuk ka harruar të përmend datën e kurorëzimit, e cila është shumë vonë nga sa që njerëzit mund të kishin menduar.

Mimoza dhe producenti Shkumbin Kryeziu janë bashkë prej viteve të luftës, por që kurorëzimi i tyre ndodhi në vitin 2013.


Foto: Mimoza Mustafa/Instagram

Ajo ka treguar se arsyeja e kurorëzimit ishin dokumentet, për shkak se Mimoza duhej ta shoqëronte Shkumbinin për në ShBA në vitin 2013, për xhirimet e filmit “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2”.

“Rozafa i ka pasur 14 vjet, Bojkeni pesë, edhe ne kishim kohë që bashkëjetonim. Mirëpo ne u kurorëzuam për ‘interes’. Shkumbini në atë kohë xhironte filmin ‘Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2’, dhe unë si asistente e përjetshme e producentit duhej që edhe unë të jem në Amerikë, dhe neve na duhej kurorëzimi që ta merrja vizën”, ka theksuar Mimoza.

Foto: Mimoza Mustafa/Instagram

Tutje, ajo vazhdon të tregojë se gjithçka ndodhi në mënyrë më të thjeshtë të mundshme pa ndonjë ceremoni të veçantë.

“E kujtoj atë ditë unë me një fustan modest vere, Shkumbini me një kostum ditor, pa muzikë, pa ceremoni, pa dasmë, vetëm pranë ofiqarit që komunës. Po unë dua ta ndërlidh pak këtë me faktin se ceremonitë, dasmat, dokumentet, nuk janë asgjë për një lidhje të mirë dhe të shëndoshë”, ka thënë këngëtarja.

Si data të tjera të rëndësishme të jetës së saj, Mimoza ka përmendur edhe datën e kthimit në Kosovë pas luftës, datën e ditëlindjes së bashkëshortit dhe djalit të saj, datën e publikimit të albumit “Sadist” si dhe 14 shkurtin e sivjetmë kur Lëvizja Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet, pasi thotë se është simpatizuese e madhe e kësaj partie. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Rozana Radi qan me dënesë në dhomë e ndenjës, qëndron e vetme nga të tjerët

Rozana Radi qan me dënesë në dhomë e ndenjës, qëndron e vetme nga të tjerët

Magazina
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Magazina
Atilla Kardesh: Durimi është çelësi

Atilla Kardesh: Durimi është çelësi

Magazina
Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve

Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve

Magazina
I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

Magazina
Kalo në kategori