LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Kushtetuese kishte uruar edhe liderët e partive tjera për zgjedhje nëpër pozita

Gjykata Kushtetuese kishte uruar edhe liderët e partive tjera për zgjedhje nëpër pozita

Urimi i kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, që i bëri kryeministrit Albin Kurti, ka nxitur reagime.

Në letër-urimin thuhet se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe ajo personalisht, e mirëpresin bashkëpunimin e ndërsjellë në forcimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit.

Kjo ngjalli reagime të opozitës, konkretisht Lidhjes Demokratike të Kosovës.


LDK këtë veprim e ka quajtur afërsi të paprecedent të Kushtetueses.

Tutje sipas tyre, çdo afrim i kryetares së Gjykatës, në emër të Gjykatës, qoftë edhe si urim, i paprecedentë e i pazakontë dhe mbi të gjitha anues, dëshmon për cenimin e kredibilitetit të institucionit në fjalë; në kohë kur paanshmëria është vlerë thelbësore e demokracisë.

Por, Kushtetuesja në të kaluarën ka dërguar letra të tilla urimi edhe për liderët e partive tjera që kanë marrë postin e kryeminsitrit.

Në dokumentet që ka siguruar Telegrafi shihen se kjo gjykatë urime ka dërguar edhe kryeministrave pa dallim të përkatësisë partiake, pra si nga PDK, LDK, AAK dhe së fundi edhe LVV./Telegrafi/