LAJMI I FUNDIT:

Universiteti i Prizrenit: Profesori Rifat Hoxha ishte një njeri me vlera të larta njerëzore

Universiteti i Prizrenit: Profesori Rifat Hoxha ishte një njeri me vlera të larta njerëzore

Universiteti i Prizrenit ka ngushëlluar familjen e profesorit Rifat Hoxha, i cili ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet se Hoxha ishte një njeri me vlera të larta njerëzore, transmeton Telegrafi.


“Sot morëm lajmin e hidhur për ikjen në amshim para kohe të Prof. Ass. Dr. Rifat Hoxha, profesor i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin ‘Ukshin Hoti’ në Prizren. Është tepër e rëndë për mua të shkruaj këtë telegram ngushëllimi për një djalë të ri, një prind të ri, një akademik të ri dhe mbi të gjitha për një njeri me vlera të larta njerëzore siç ishte miku im Rifat Hoxha. E nderuar familje e profesorit tonë, ju humbët birin, prindin, vëllai, bashkëshortin dhe ndërsa ne, kolegun, mikun, profesorin dhe pedagogun, i cili ka lënë një hapësirë të madhe në mesin tonë”, thuhet në telegramin e bërë nga rektoratit të Universitetit të Prizrenit.

Tutje në telegram thuhet “ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve dhe studentëve për vdekjen e Prof. Ass. Dr. Rifat Hoxha”.

Ndryshe, Rifat Hoxha, profesor i Universitetit të Prizrenit ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit pas përballjes me COVID 19.

Lajmin për vdekjen e profesorit Hoxha e ka dhënë familjari i tij Valdet Hoxha.

“Me dhimbje e pikëllim të thellë lajmërojmë farefisin, miqtë dhe dashamirët se më datë 26/03/2021 ka ndërruar jetë djali, bashkëshorti, babai, vëllai dhe familjari ynë i dashur Prof. Ass. Dr. RIFAT HOXHA. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori