LAJMI I FUNDIT:

ePjesëmarrja – platforma që u mundëson qytetarëve pjesëmarrje aktive në Kuvendin e Kosovës

ePjesëmarrja – platforma që u mundëson qytetarëve pjesëmarrje aktive në Kuvendin e Kosovës

Me qëllim të pjesëmarrjes aktive të qytetarëve dhe ofrimit të qasjes në shërbime publike, Open Data Kosovo së bashku me Kuvendin e Kosovë pritet ta lëshojnë në përdorim platformën “ePjesëmarrja”.

Me anë të kësaj platforme, qytetarët mund të dërgojnë pyetje të caktuara te anëtarët e Kuvendit të Kosovës, ku këta të fundit i përgjigjen çështjes së përkatëse.

Gjatë vizitës në faqen kryesore, pjesëmarrësit mund të adresojnë një çështje duke përdorur formularin – së pari duke shkruar titullin dhe përshkruar çështjen me më shumë detaje. Qytetarët mund të shohin çështjet e parashtruara më parë. Nëse një përdorues i një pale të tretë dëshiron të shohë çështjet e paraqitura në platformë për të kontrolluar se si janë adresuar, ata mund të përdorin pjesën e fjalëve kyçe, duke zgjedhur një prej tyre dhe duke paraqitur, në mënyrë që të shfaqet çështja që përmban atë fjalë.


Në këtë platformë, qytetarët gjithashtu mund ta përcjellin agjendën e Kuvendit të Kosovës. Ata mund të aplikojnë për të qenë pjesë e çdo ngjarjeje të shfaqur në kalendar. Në mënyrë që të marrin pjesë në ngjarje, qytetarët duhet së pari të aplikojnë duke plotësuar informacionin e kërkuar. Sapo të paraqitet kërkesa e tyre, personeli nga Kuvendi i Kosovës do të merret me kërkesat dhe do t’i njoftojë ata me një përgjigje.

Platforma “ePjesëmarrja”

Hapësira “Merr Pjesë” drejton qytetarët në faqen ku ata mund të kërkojnë të marrin pjesë në një mbledhje plenare ose thjesht të bëjnë një vizitë në Kuvendin e Kosovës. Për ta bërë këtë, qytetarët duhet së pari të plotësojnë formularin në faqe dhe një pikë kontakti do të trajtojë kërkesat e tyre dhe do t’i njoftojë ato me e-mail.

Për sa i përket transparencës, Kuvendi i Kosovës ka pasur përmirësim të dukshëm të transparencës, hapjes për qasje të lirë në informacion dhe respektim të procedurave.

Gjetjet e “Analizës mbi Qeverisjen e Hapur të Kuvendit të Kosovës”, të prezantuar nga Open Data Kosovo, duke shtuar se, ky institucion mban një marrëdhënie të mirë me shoqërinë civile.

Kuvendi i Kosovës përgjatë viteve pati përmirësim të transparencës dhe respektim të procedurave
Lexo po ashtu Kuvendi i Kosovës përgjatë viteve pati përmirësim të transparencës dhe respektim të procedurave

Mbi parimin e transparencës, ky institucion ka shënuar një total prej 88 për qind.

“Kuvendi i Kosovës ka shënuar një total prej 88 për qind mbi parimin e transparencës, gjë që tregon rritje krahasuar me rezultatet e vitit të kaluar. Në nëndomenin e informacionit organizativ, Kuvendi i Kosovës shënoi gjithsej 84 për qind”, shpjegon hulumtimi.

Open Data Kosovo ka pasur takime të vazhdueshme me Kuvendin e Kosovë dhe përfaqësues të shoqërisë civile për ta avancuar këtë platformë.

Portalet e transparencës në vendet e rajonit

Platforma e-Albania shërben si një lidhje nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë nëpërmjet internetit, shërbime elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri. e-Albania është e lidhur me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit, e cila është arkitektura bazë mbi të cilën mundësohet ndërveprimi me sistemet elektronike të institucioneve publike.

Ky portal ofron informacion mbi shërbimet që ofrojnë institucionet e administratës publike.

Platforma “e-Albania”

Portali “Vlada” e Maqedonisë së Veriut ofron shërbime të ndryshme qeveritare. Sipas kësaj, platforma përmban informacione të llogaridhënies, të financave, anti-korrupsionit dhe rregullore të ndryshme.

Sipas kësaj faqe, bëhet publikimi i rregullt dhe aktiv i informacioneve nga puna e përditshme.

Në këtë platformë, qytetarët mund të kërkojnë llogaridhënie ndaj punës së institucioneve.

Indeksi i Zhvillimit të Qeverisjes me Pjesëmarrje Aktive

Për sa i përket Qeverisjes së Hapur, Indeksi i e-Pjesëmarrjes i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) – që tregon marrjen e informacionit online, konsultimin elektronit dhe marrjen e vendimeve në mënyrë elektronike – vendi më i vlerësuar për vitin 2020 është Estonia, kurse Eritrea është në fund të listës.

Në këtë listë mungon Kosova, pasi nuk është anëtare e OKB-së.

Nga vendet e rajonit, në pozitë më të mirë është Shqipëria që gjendet në vend të 36-të nga 193 shtete të vlerësuara, ndërsa Mali i Zi gjendet një ndër pozitat e fundit, përkatësisht në vend të 100-të. Për sa i përket Maqedonisë së Veriut, ky vend është në pozitën e 38-të, kurse Serbia gjendet në vend të 41-të.

Indeksi i Pjesëmarrjes Aktive për Shqipërinë

Shqipëria në pozitë më të keqe ka qenë në vitin 2008, e cila ishte e 152-ta, krahasuar me vlerësimin e vitit 2018, ky vend ka bërë përmirësim të vlerësimit në këtë indeks për 23 vende.

Nga vendet e rajonit, po ashtu, pozitë më të keqe kishte pasur Maqedonia e Veriut, ku në vitin 2008 ishte e 152-ta.

Serbia dhe Mali i Zi në vlerësimin e këtij indeksi për vitin 2016, kishin pozitën më të mirë, që ishin të renditura në pozitën e 16-të. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori