LAJMI I FUNDIT:

Anija në pronësi të Izraelit goditet nga një raketë, sulmi dyshohet se erdhi nga Irani

Anija në pronësi të Izraelit goditet nga një raketë, sulmi dyshohet se erdhi nga Irani

Një anije mallrash në pronësi të një kompanie izraelite u godit nga një raketë në Detin Arabik të enjten në atë që dyshohej të ishte një sulm iranian, tha një zyrtar izraelit i sigurisë.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se anija ishte në rrugë nga Tanzania për në Indi dhe ishte në gjendje të vazhdonte udhëtimin e saj pas sulmit.


Megjithatë, zyrtari nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Sipas faqes së lajmeve të Izraelit “Ynet”, anija që lundronte nën një flamur liberian nuk pësoi dëme serioze dhe lajmet e Channel 12 raportuan se anija është në pronësi të XT Management, me qendër në qytetin port të Haifa.

Reuters shkruan se nuk mund të merrte zyrtarë në kompani për koment, duke shtuar se zyrtarët e qeverisë izraelite nuk kishin asnjë koment zyrtar, gjithashtu.

Kompania e sigurisë detare Dryad Global tha se dyshonte, megjithëse nuk mund të konfirmonte, se anija e përfshirë në sulmin e pretenduar ishte anija kontejner MT LORI.

Ajo tha se anija, ndërsa ishte në rrugën për në Portin Indian Mundra nga Dar Es Salaam, u gjend në një ndalesë të plotë dhe u zhvendos për rreth tre orë, para se të vazhdonte udhëtimin e saj me shpejtësinë e saj origjinale.

Ky sulm i pretenduar vjen rreth një muaj pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu fajësoi Iranin për një shpërthim në bordin e një anijeje në pronësi të Izraelit në Gjirin e Omanit.

Por Irani e mohoi përfshirjen në atë kohë.

“Ne e hedhim poshtë me forcë këtë akuzë”, tha Saeed Khatibzadeh, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Teheran. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Azia
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Azia
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

Azia
Kalo në kategori