Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi-Goodman, thotë se do të luftojë për drejtësi dhe thyerjen e stigmës ndaj viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Tash, pasi jam kyçur në politikë do të doja që të jetoja këtu me familjen, që të mos jem vetëm dhe për shkak se unë e urrej pak udhëtimin dhe më konvenon që ta kem familjen këtu, që të mos udhëtoj shpesh mes Kosovës dhe Amerikës. Thënë të vërtetën, unë nuk e kam pasur kurrë as idenë apo dëshirën të garoj në politikë, po kur më erdhi oferta e parë nga partitë politike në Kosovë, të parën e refuzova, kur me erdhi e dyta vendosa që të bashkohem me Lëvizjen Vetëvendosje, për shkak që t’i shtyj kauzat e mija përpara, siç është puna e drejtësisë dhe si trajtohen viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, tha ajo.
Krasniqi-Goodman, ka thënë se do të jetë zë i fuqishëm për të mbijetuarat dhunës.
“Jo, asnjëherë nuk kam menduar. Ky ka qenë një vendim i shpejt, nuk ka qenë diçka që kam menduar se do të jem deputete. Tash që jam, shpresoj që të jem zë i fuqishëm për të mbijetuarat dhe të shtyj kauzën time përpara, siç thash edhe më herët dhe si një deputete të shoh gjërat nga brenda, për të parë se si po trajtohen viktimat”, u shpreh Goodman.
“Vasfije Krasniqi-Goodman: Ju e dini, numër një për mua është drejtësia. Të ketë drejtësi për të gjitha viktimat e luftës së Kosovës, t’i shtyj përpara. Po ashtu edhe stigmën, për ta thyer stigmën sepse prapëseprapë në Kosovë viktimat janë shumë të stigmatizuara si nga familja, shoqëria e nga institucionet. E këto dyja janë qëllimet e mija pse unë dua të jem në parlament. Edhe për gjërat e tjera, për të gjitha viktimat e luftës sepse siç e dimë, nuk ka shumë serbë që janë dënuar për krimet që i kanë bërë në Kosovë, pa marr parasysh a janë për vrasjet, masakra, për dhunimet. Kështu që unë jam aty për të kërkuar drejtësi dhe për t’ia kujtuar edhe shtetit të Kosovës (që) të luftojë më shumë për drejtësi, por edhe Serbisë, t’ia rikujtoj për çdo ditë se çka ka ka bërë në Kosovë para 22 vjetësh… sepse i kemi harruar pak krimet e luftës”, theksoi tutje për REL.
Më tej ka deklaruar se viktimave të dhunës seksuale duhet të dëgjohet në procesin e dialogut me Serbinë.
“Duhet të dëgjohet zëri. Me sa e di unë, dhuna nuk është përmendur kurrë në asnjë (proces) dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Është një diçka që duhet të përmendet. E tash, se a do të jem unë pjesë apo ajo, varet krejt prej dikujt tjetër, jo nga unë. Por, unë konkretisht nëse do të jem pjesëmarrëse aty, do t’ia përmend Serbisë krimet që ka bërë sepse unë jam dëshmitare e gjallë për krimet e Serbisë dhe ata duhet të ballafaqohen me të kaluarën dhe jo të mohojnë krimet që kanë bërë”, tha Krasniqi-Goodman.
Intervistën e plotë mund ta gjeni KËTU.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij