Dilema është zgjidhur: A llogariten çaji dhe kafeja si konsumim uji apo jo?
Mbajtja e hidratimit është vendimtare për shëndetin e përgjithshëm dhe uji i thjeshtë është mënyra më e mirë për ta bërë atë
“Meqenëse vepron si diuretik, unë do ta llogarisja kafenë si përafërsisht si përgjysmë më pak lëng sa është në të vërtetë. Për shembull, një filxhan kafe llogaritet si gjysmë filxhani ujë”, thotë urologia Dr. Vannita Simma-Chiang, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, konsumimi i më shumë filxhanëve kafe ose çaj pa konsumimin e ujit mund të përfundojë në dehidrim.
“Një filxhan kafe nuk do t’ju dehidrojë aq shumë, por nëse më shumë filxhanë konsumoni pa pirë ujë do të dehidratoheni”, ka konfirmuar dr. Bindiya Gandhi.
Buzët e thata dhe të çara mund të jenë një shenjë që ju e keni tepruar, shpjegoi më parë gastroenterologu Will Bulsiewicz.
Shenja të tjera të dehidrimit përfshijnë urinën e verdhë të errët dhe nevojën e pamjaftueshme për të urinuar.
Po çaji?
Shumica e çajeve përmbajnë kafeinë, por dukshëm më pak se kafeja. Kjo është arsyeja pse dr Catherine Waldrop numëron shumicën e çajeve me kafeinë si tri të katërtat e sasisë së ujit, shkruan Mind Body Green.
Çajet bimore, megjithatë, nuk përmbajnë kafeinë dhe sipas standardeve të saj do të ishin të barabarta me një filxhan të plotë me ujë.
Megjithëse këto shifra nuk bazohen në shkencë, dr. Waldrop thotë se ato mund të përdoren si udhëzime të përgjithshme.
Llojet e ndryshme të kafesë dhe çajit ndikojnë ndryshe në nivelin e hidratimit. Për shembull, kafeja e zezë ose çaji do të jenë më pak hidratuese sesa kafeja e bardhë ose një filxhan çaji me qumësht, thotë Dr. Gandhi.
Edhe pse qumështi mund të duket se nuk është një burim i mirë i hidratimit, disa studime kanë treguar se inkurajon rehidratimin pas ushtrimeve, madje edhe më me sukses se disa pije sportive.
Mundohuni të pijet e qumështit të jenë të pa ëmbëlsuara, sepse pijet e ëmbla mund të çojnë në dehidrim më shpejt.
Në përgjithësi, kafeja dhe çaji nuk e kundërshtojnë domosdoshmërisht hidratimin, siç besonin shumë dikur, thotë Dr. Gandhi. Trupi juaj do të thithë lëngjet që konsumoni përmes çajit dhe kafesë dhe kështu do të kontribuojë në hidratimin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos