LAJMI I FUNDIT:

​Kurti në homazhet te Rugova: Në këtë mënyrë përkujtojmë dhe respektojmë kontributin e të gjithëve

​Kurti në homazhet te Rugova: Në këtë mënyrë përkujtojmë dhe respektojmë kontributin e të gjithëve

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë me kabinetin qeveritar kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në Prishtinë.

Pasi vendosi kurora lulesh, Kurti tha se në këtë mënyrë përkujtojnë të kaluarën për ta respektuar kontributin e të gjithëve.

“Kujtojmë rolin dhe kontributin e tij për gjatë gjithë viteve të 90-ta për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, që ishte tejet i vlefshëm për ndërhyrjen e madhe të aleancës më të fuqishme ushtarake në historinë e njerëzimit kundër Serbisë së Millosheviqit…bashkë me zëvendëskryeministrat, ministrat në këtë mënyrë ne përkujtojmë se prej nga vijmë, respektojmë kontributin e të gjithëve dhe të sigurt ecim përpara për atë çfarë na kanë votuar qytetarët me 14 shkurt dhe kemi legjitimuar mbështetjen më 22 mars në Kuvend të Republikës”, tha ai.


Kurti gjatë ditës ka bërë homazhe edhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe në Gllogjan të Deçanit. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori