Është duke vazhduar trendi i rritjes së rasteve COVID-19 në Kosovë, ku vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 705 raste, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 1 mijë e 786.
E, përkundër numrit të lartë të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19, në Kosovë masat antiCOVID janë lehtësuar muaj më parë. Sipas vendimit që kishte marrë Qeveria e kaluar, e që ende është në fuqi, lëvizja e qytetarëve nuk është e kufizuar, ndërsa qendra tregtare, sektori i gastronomisë dhe operatorët ekonomikë lejohen të punojnë deri në ora 22:00.
Mirëpo, me ardhjen e Kurtit në pushtet, këto masa antiCOVID pritet të ashpërsohen. Në mbledhjen e parë të Qeverisë, Kurti deklaroi se në vend ende ka krizë shëndetësore dhe se duhet vepruar me urgjencë në mënyrë që të ulet numri i rasteve dhe vdekjeve nga coronavirusi.
“Përtej veprimeve urgjente nevojitet edhe menaxhimi i pandemisë. Duhet të veprojmë shpejt që të ndalim humbjet financiare nga kompanitë publike por dhe të ndalim recensionin ekonomik, duke ndihmuar sektorin privat që të shpëtojnë vendet e punës dhe prodhimin. Pres që në tavolinën time të vijë urgjent si plani për menaxhimin e pandemisë, po ashtu edhe plani për ringjalljen ekonomike”, kishte thënë Kurti që në mbledhjen e parë të Qeverisë.
Për këtë temë, Telegrafi ka provuar të marrë një përgjigje zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, por që deri në këto momente nuk ka pranuar një përgjigje. Por Telegrafi ka kuptuar që masa të reja mund të ketë që nga dita e hënë, e që kanë të bëjnë me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.
Në anën tjetër, kundër ashpërsimit të masave antiCOVID është shprehur sektori i Gastronomisë.
Gastronomët përmes një reagimi publik kanë kërkuar nga Qeveria që të takohen para se të merret ndonjë vendim.
“Qeveria e re e ka marre shtetin në dorë në situatën me të rëndë të shëndetit publik dhe ekonomisë. Ne nuk duam ta kapim për fyt qysh në ditët e para, me presion, zhurmë, protesta. Ne thjeshte kërkojmë nga ta bashkëpunim, që të dalim nga kjo krizë e përbashkët që po kalojmë. Po shpresojmë që lajmet mos t’i marrim vesh nëpërmjet mediave, po ashtu siç na është premtuar nga vete subjekti që tanimë ka filluar qeverisjen, që të ulemi së bashku, të bisedojmë, dhe vendosim për te ardhmen. Vetëm bashkarisht mund ta kalojmë krizat e shëndetit publik dhe shëndetit ekonomik”, thuhet në reagimin e gastronomëve.
Vlen të përmendet se Qeveria Kurti ishte në pusht kur në Kosovë ishin paraqitur rastet e para me coronavirus, ku më pas kishin vendosur për mbyllje të vendit për dy muaj, dhe më pas kishin vazhduar me masa kufizuese, ku ndër to ishte edhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.
Ndërkaq, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti 1, në pushtet kishte ardh LDK, ku në atë kohë Armend Zemaj që udhëhiqte me Ministrinë e Shëndetësisë, kishte lehtësuar masat antiCOVID, të cilat ende janë në fuqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës