LAJMI I FUNDIT:

Pasi u raportua për aktakuzë ndaj ministrit të Mjedisit, reagon Ahmeti: Liburni ka mbrojtur interesin e Komunës së Prishtinës

Pasi u raportua për aktakuzë ndaj ministrit të Mjedisit, reagon Ahmeti: Liburni ka mbrojtur interesin e Komunës së Prishtinës

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu në Qeverinë Kurti 2, i cili këtë detyrë zyrtarisht ka filluar ta ushtrojë që nga sot, rezulton se është i akuzuar për korrupsion sipas raportimit të mediave.

Pas këtij lajmi ka reaguar kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

Ahmeti thotë se Liburni me bashkëpunëtorë kanë mbrojtur interesin e Komunës së Prishtinës.


“Pa marr parasysh faktin se unë dhe Liburni mund të mos pajtohemi politikisht, unë mund të them me përgjegjësi të plotë që Liburni, Ardiani dhe zyrtarët tonë sot po akuzohen sepse kamë mbrojtur interesin publik dhe atë të Komunës”.

I pari i Prishtinës që ka qenë edhe drejtor i Liburn Alit ka sqaruar situatën me aktakuzën e këtij të fundit.

“Pra akuza nuk është se kanë dhënë leje për të përfituar personalisht por kanë refuzuar leje për të mbrojtur interesin publik. Ardiani, Liburni, Mimoza Bahtija kanë refuzuar me lëshu leje në një vend ku me plan ka qenë e paraparë shkolla. Pala ka gjetur hapësirë duke thënë se në Planin Zhvillimor nuk shkruan shkolle por banim. Në asnjë vend në PZHU nuk specifikohet shkolla prandaj i kemi planet rregullative më të detajshme për ti specifikuar hapësirat”.

Ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës Liburn Aliu me aktakuzë për korrupsion – Telegrafi

“Përkundër presioneve, shantazheve e kërcënimeve këta zyrtarë kanë rezistuar. Dhe sot akuzohen për mbrojtjen e interesit publik”, shton më tej i pari i Prishtinës.

Ahmeti thotë se për rastin në fjalë qëndron prapa Liburnit pasi që I njëjti ka mbrojtur interesin publik.

“Unë nuk e di çdo lëndë në urbanizëm e në komunë sepse është e pamundur. Aty ku kuptoj se ka keqpërdorime i kam lajmëruar vet në polici. Por në këtë rast qëndroj prapa drejtorëve e zyrtarëve, prapa Liburnit, Ardianit, Mimozes e Bahtijes se përderisa kanë mbrojtur interesin publik nuk mund të jenë gabim. Kjo do të shpjegohet lehtë edhe në opinionin publik edhe në gjykatë”.

“Në qoftë se qëllimi është për të dëmtuar Liburnin e tjerët janë dëm kolateral kjo nuk është mënyra e duhur. Jo me aktakuza të tilla”, ka shkruar më tej Shpend Ahmeti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?

Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?

Lajme
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori