LAJMI I FUNDIT:

Blerja e vaksinës Sputnik V të Rusisë provokon krizë në Sllovaki, kryeministri i gatshëm të japë dorëheqje

Blerja e vaksinës Sputnik V të Rusisë provokon krizë në Sllovaki, kryeministri i gatshëm të japë dorëheqje

Kryeministri i Sllovakisë ka thënë se ai është “i gatshëm të japë dorëheqjen” nën kushte të caktuara për të zgjidhur krizën politike në vazhdim të vendit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qeveria e koalicionit e Igor Matoviç është kritikuar për blerjen e vaksinës Sputnik V kundër COVID-19 (të Rusisë) para se të ishte aprovuar nga Bashkimi Evropian.

Siç shkruan Euronews, blerja e rreth dy milionë dozave të vaksinës ruse u bë pa miratimin e dy prej katër partive që përbëjnë koalicionin e qendrës së djathtë.


Dhe mosmarrëveshja rreth blerjes së vaksinës rezultoi në largimin javën e kaluar të ministrit të shëndetësisë të Sllovakisë, Marek Krajci.

Por partia liberale-konservatore Liria dhe Solidariteti (SAS) dhe partia e qendrës së djathtë “Për Njerëzit” tani kanë kërkuar që kryeministri gjithashtu të japë dorëheqjen.

Gjithsesi, në një postim në Facebook, Matoviç tha se ai do të tërhiqej vetëm në kushte të caktuara, duke përfshirë lejimin e qëndrimit në Kabinet.

Kryeministri gjithmonë ka mbrojtur marrëveshjen për të blerë vaksinat Sputnik V, duke thënë se kjo do të përshpejtojë programin e vaksinimit të vendit, por aleatët e tij në qeveri thonë se masa hedh dyshime mbi ideologjinë pro-perëndimore të Sllovakisë.

Matoviç u bë kryeministër i Sllovakisë një vit më parë, pasi udhëhoqi partitë qeveritare në një fitore të madhe në zgjedhjet e vitit 2020.

Vendi aktualisht ka nivelin e dytë më të lartë të vdekjeve nga COVID-19 në Bashkimin Evropian, pasi fillimisht mbijetoi në valën e parë të pandemisë pa numra të rasteve të rënda. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Amerika
Kalo në kategori