Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 5.049 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 827 raste pozitive.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (87, 71, 62 vjeç), Ferizaj 2 raste (58, 82 vjeç), Gjakovë 2 raste (73, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (72, 60 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (53 vjeç), Kamenicë 1 rast (79 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç), Obiliq 1 rast (62 vjeç), Pejë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç) dhe Viti 1 rast ( vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 83.012 raste nga 389.791 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.776 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 518 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 68.601 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.635.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 274 raste, Gjilan 66 raste, Prizren 54 raste, Vushtrri 50 raste, Fushë-Kosovë 39 raste, Pejë 39 raste, Lipjan 34 raste, Gjakovë 33 raste, Kamenicë 33 raste, Ferizaj 29 raste, Mitrovicë 25 raste, Klinë 24 raste, Obiliq 23 raste, Podujevë 22 raste, Viti 16 raste, Deçan 11 raste, Drenas 8 raste, Kaçanik 8 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 7 raste, Suharekë 7 raste, Skenderaj 6 raste, Shtime 4 raste, Dragash 3 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit dhe Partesh.
IKSHPK thekson se numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.
“Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore. IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit”, thuhet në njoftim.
IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja
Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin