LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon masa për orë policore në Maqedoni, 15.131 raste aktive me COVID-19

Vazhdon masa për orë policore në Maqedoni, 15.131 raste aktive me COVID-19

Ora policore prej orës 22 deri në orën 5, e cila duhej të përfundonte sot, do të vazhdojë të vlejë. Siç informuan dje për AIM nga Ministria e Shëndetësisë, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ditëve në vijim në bazë të analizave epidemiologjike do të përcaktojë se a janë të nevojshme masa restriktive shtesë.

Me Vendimin e Qeverisë, ora policore ishte sjellë më 10 mars, ndërsa qëllimi ishte që të kufizohej lëvizja dhe komunikimi i të rinjve të cilët intensivisht komunikojnë në parqe, hapësira publike, e madje edhe shtëpi pas mbylljes së objekteve hotelierike sepse ishte konstatuar se ata janë një nga transmetuesit kryesorë të virusit.

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe ministri Filipçe presin në fillim të kësaj jave rezultate nga ora policore e sjellë para 12 ditëve, prej të cilëve do të varet vlerësimi i ri për sjellje të masave restriktive, ndërsa të cilat do të nënkuptonin rritje eventuale të kohëzgjatjes së orës policore dhe shkurtim të punës së objekteve hotelierike.


Në ndërkohë, në buletinin e djeshëm për Kovid, pas 2.730 testeve, janë regjistruar 642 raste të reja me KOVID-19, kanë ndërruar jetë 25 persona, ndërsa janë shëruar 524 pacientë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në bazë të të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik.
Nga të sapodiagnostikuarit numri më i madh janë në Shkup, ndërsa me numër dyshifror janë edhe Prilepi dhe Velesi me nga 40, Kumanova – 27, Gostivari-23, Kavadari – 22 dhe Ohri -20.

Në repartet infektive në vend po mjekohen 1.329 pacientë me Kovid-19. Ka rreth 300 shtretër të lirë në qendrat e kovidit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë edhe se për shkak të numrit të rritur të pacientëve të cilët kanë nevojë për hospitalizim në Shkup është hapur edhe qendra e kovidit në Klinikën e Kirurgjisë Plastike.

Po vijon vaksinimi kundër Kovid-19 i punonjësve shëndetësorë. Sipas të dhënave të publikuara në sajtin kovid19vakcinacija.mk , deri më tani kundër Kovid janë vaksinuar 6.142 punonjës shëndetësorë, ndërsa për vaksinim përmes sajtit vakcinacija.mk janë regjistruar gjithsej 111.014 qytetarë.

Njëqind gazetarë nga Maqedonia e Veriut nesër në Vranjë do të kenë mundësi që të vaksinohen kundër koronavirusit, ndërsa pastaj edhe të rivaksinohen. Lajmin e konfirmuan nga kabineti i presidentit serb Aleksandar Vuçiq ndërsa vaksinimi është me lutje të Shoqatës së Gazetarëve të Serbisë (UNS) me kërkesë të Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë (AGM).

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 590.276 teste për Kovid-19, ndërsa numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 119.378, numri i pacientëve të shëruar është 100.774, numri i të vdekurve është 3.473 dhe numri i rasteve aktive është 15.131.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori