LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja serbe, “Gratë në të zeza” protestojnë në Beograd: Ndalojeni ksenofobinë kundër shqiptarëve

Lëvizja serbe, “Gratë në të zeza” protestojnë në Beograd: Ndalojeni ksenofobinë kundër shqiptarëve

Lëvizja anti-luftë, “Gratë me të Zeza” mbajti një aksion me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Racizmit, e cila dënon gjuhën e urrejtjes, intolerancën dhe ksenofobinë kundër komunitetit shqiptar në Serbi, si dhe kundër shqiptarëve të Kosovës.

Lëvizja thotë se përfaqësuesit më të lartë të shtetit të Serbisë po fusin terma racistë dhe diskriminues në komunikimin zyrtar dhe se kjo legalizon gjuhën shoviniste dhe raciste të urrejtjes dhe shkel Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, transmeton Telegrafi.

Si një shembull i nxitjes së intolerancës racore dhe kombëtare, lëvizja shënoi shfaqjet e Ministrit të Policisë, Aleksandar Vulin, i cili përdor fjalën “Shiptar” për shqiptarët, raporton n1.


BE i reagon Vuçiqit pas publikimit të hartës së Kosovës të mbuluar me flamurin serb
Lexo po ashtu BE i reagon Vuçiqit pas publikimit të hartës së Kosovës të mbuluar me flamurin serb

“Gratë në të Zeza” u bënë thirrje institucioneve kompetente të reagojnë dhe sanksionojnë Vulin dhe të gjithë të tjerët që përhapin diskriminim racor.

Aksioni, i cili kaloi paqësisht, u sigurua nga anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ndryshe, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ditë më parë kishte reagime vendore dhe ndërkombëtare teksa në rrjtetet sociale kishte publikuar një hartë të Kosovës të mbuluar me flamurin serb. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori