LAJMI I FUNDIT:

Virusi sërish ka marrë hov, ende pa vaksina, Mehanxhiski: Kemi mundur të sigurojmë vaksina

Virusi sërish ka marrë hov, ende pa vaksina, Mehanxhiski: Kemi mundur të sigurojmë vaksina

Po vazhdon të rritet numri i të infektuarve me Covid-19 dhe i pacientëve që po trajtohen nëpër spitale. Vetëm në 24 orëve e fundit në Covid-qendrat e kryeqytetit janë hospitalizuar 84 persona, përderisa nëpër spitale po trajtohen 1.289 pacientë. Qytetarët janë të pambrojtur ndaj virusit, sepse vaksina nuk ka. Ministri i Shëndetësisë nuk e di se kur do të fillojë imunizimi i popullatës dhe me cilat vaksina.

“Ose me vaksinat kineze ose me AstraZeneka. Jemi në komunikim çdo ditor. Prodhuesit janë përballë me sfidën për porosinë e vaksinave të nevojshme. Kemi disa paralajmërime për arritjen e vaksinave dhe ato janë për në fund të muajit mars apo javët e para të prillit, por përsëri marrë parasysh përvojën e deritanishme, përvojën e vendeve tjera, përvojën me Kovaks sistemin, të gjithë ato përballen me këtë sfidë, atëherë kur do jemi të informuar më sigurt se janë nisur për në Maqedoni atëherë do ta bëjmë publike”, deklaroi Filipçe.

Pronari i grupacionit “Zegin” Bllagoja Mehanxhiski, në një intervistë për “Trilling” thotë se shteti nuk i ka lejuar farmacitë vendase të përdorin lidhjet e tyre për të siguruar më shpejt vaksina kundër Covid-19.


“Shteti nuk i lejoi kompanitë që merren me barna, të shfrytëzojnë lidhjet e tyre dhe të blejnë ilaçe. Për shkak se barnat nuk blihen vetëm direkt përmes fabrikës, ka edhe tregtarë të tjerë me shumicë dhe ka lidhje të tjera. A mundeni ju me kompaninë tuaj, me renomenë tuaj, si mund të ndihmoni në blerjen e vaksinave? Ne edhe kemi mundur edhe tani mundemi. Mund të siguroni vaksina? Po, mund të sigurojmë vaksina”, vlerëson Bllagoja Mehanxhiski, pronar i grupacionit “Zegin”.

Deri më tani RMV ka arritur të blejë vetëm 3.000 vaksina nga Rusia dhe ka marrë një donacion me 8.000 vaksina Pfizer nga Serbia.
Me to janë vaksinuar 5,755 punonjës shëndetësor, përderisa 110,827 qytetarë kanë shprehur interesim për vaksinim.
Të hënën mblidhet Komisioni për sëmundje infektive për të vendosur se si do të veprojnë në lidhje me masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ku do të dalin edhe me rezultatin e analizës për orën policore, për këto dy javë./koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Kalo në kategori