LAJMI I FUNDIT:

Nuk flet shumë për të atin, Genta Ismajli tregon se çfarë raporti ka me babanë e saj

Nuk flet shumë për të atin, Genta Ismajli tregon se çfarë raporti ka me babanë e saj
Foto: Genta Ismajli/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka pasur një ngritje të menjëhershme në famë që me debutimin e saj në Kosovë.

Ajo ka treguar ndër vit se nëna e saj ka qenë shumë suportuese në karrierën e saj si këngëtare, por më rrallë ka folur për raportet e saj me babanë.

Në një lidhje direkte së fundmi për emisionin “Rudina”, Genta ka treguar se arsyeja pse nuk ka folur ndër vite shumë për babanë e tij, është fakti se ai ndodhet larg dhe takimet me të janë më të rralla, në krahasim me nënën.


“Babai im ka lindur në ShBA, dhe e ka punën e vet atje edhe nënat për fëmijët e tyre janë pak më ndryshe se babatë. Nëna ime ka qëndruar dhe i ka lënë dy motrat e mia atje, ka lënë Amerikën për të ardhur dhe për të më ndihmuar mua në Kosovë. E ka pasur shumë të vështirë por më është nevojitur ndihma e nënës time dhe për këtë arsye ka ardhur, babai ka qëndruar atje në Amerikë dhe nuk ka qenë prezent për mua, për këtë arsye edhe nuk kam folur shumë në intervista për babin”, tha Genta.

Foto: Genta Ismajli/Instagram

E pyetur nga moderatorja e emisionit se nëse është e lidhur me të atin, këngëtarja me prejardhje nga Gjilani potencoi se ka një lidhje shumë të veçantë me të.

“Në fakt jemi të lidhur shumë, bile në këto dy vitet e fundit jemi lidhur akoma më shumë, nuk e di pse. Ndoshta nga që edhe mosha e tij ose edhe mosha ime, edhe tani jam edhe e pjekur për të diskutuar tema më ndryshe dhe gjëra më ndryshe me babin. Jemi lidhur shumë dhe kontaktojmë çdo të dytën ditë në telefon”, theksoi këngëtarja.

Foto: Genta Ismajli/Instagram

Ajo gjithashtu tha se babai i saj, është shumë i kënaqur me të arriturat e saj si këngëtare e suksesshme e tregut muzikor në Kosovë.

“Është shumë i kënaqur, madje më jep edhe këshilla të ndryshme. Është një njeri që është rritur në Amerikë dhe din disa gjëra edhe më jep këshilla. Gjithmonë më thotë ‘duhet të punosh edhe më shumë’”, tregoi Genta.

E pyetur se çfarë mendojnë prindërit për lidhjen e saj me biznesmenin turk, Huseyin Usta, Genta me shaka u shpreh: “Prindërit më thanë mos e nervozo Ustën dhe respektoje shumë, sepse është njeri shumë i mirë”.

Genta ndërkohë është duke shijuar suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit “Level Up”, në bashkëpunim me rap-artistin Fero. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ryva Kajtazi humbi personin më të shtrenjtë

Ryva Kajtazi humbi personin më të shtrenjtë

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Paris Hilton pohon se nuk ka bërë kurrë ndërhyrje, sekreti

Paris Hilton pohon se nuk ka bërë kurrë ndërhyrje, sekreti "mos qëndroni në diell"

Magazina
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Magazina
Kalo në kategori