LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Jemi në negociata me KE-në, SHBA-në, Japoninë e Izraelin për të siguruar vaksinën antiCOVID

Zemaj: Jemi në negociata me KE-në, SHBA-në, Japoninë e Izraelin për të siguruar vaksinën antiCOVID

Në takimin e Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës me pandeminë ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj ka folur edhe për procesin e vaksinimit.

Zemaj thotë se Kosova ka tentuar që vaksinën antiCovid ta blejë edhe në mënyrë direkte.


“Angazhimi për marrjen e vaksinës është angazhim ditor dhe nacional, jo vetëm i imi por i të gjitha institucioneve. Është evidente që ka vështirësi në furnizimin me vaksina, ne përpos insistimit tonë për blerje direkte, mbi të gjitha premtimit që kemi pasur nga prodhuesit, akoma është duke vazhduar komunikimi me të gjithë. Sidomos me ata që kemi pasur deklarata që në shkurt. Pjesa që ndërlidhet me aleancën COVAX, konfirmimin e kemi marrë që sasia për Kosovën do të jetë në prodhim gjatë marsit. Këtë konfirmim nuk e kam marrë vetëm unë por të gjithë anëtarët e komisionit”.

Zemaj thotë se kanë dokumente zyrtare në lidhje me ardhjen e vaksinave por që sipas tij janë të detyruar ta ruajnë konfidencialitetin. Ai ka përmendur edhe shtetet më të cilat po negociohet për të siguruar vaksina.

“Jemi në pritje, është komunikim ditor edhe përmes UNICEF-it edhe përmes organizmave tjerë. Është evidente që Republika e Kosovës i ka bërë përgatitjet. Komuniteti i Imunizimit, MSH-ja dhe IKSHPK-ja kemi realizuar edhe planin e imunizimit. Ne kemi dokumente zyrtare por na është kërkuar që të ruajmë konfidencialitetin pasi që procesi me vaksinat është i ndjeshëm. Mbi të gjitha nuk ka adresë të shteteve mike që nuk e kemi trokitur për sigurimin e vaksinës. Jemi në komunikim me Komisionin Evropian, SHBA-në, Japoninë, Izraelin e tjera për të siguruar vaksinën”, ka thënë ndër të tjera Zemaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori