Deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës në Kuvendin e Kosovës ka thënë se publikimi i një fotografie nga Aleksander Vuçiq, president i Serbisë, ku shihet harta e Kosovës e mbuluar me flamurin serb është provokim dhe qëllimi i tij është që të tensionojë situatën dhe të nxisë reagime të pamatura nga ana e Kosovës.
Kamberi në intervistë për KosovaPress thotë se Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian duhet të dërgojnë sinjale të qarta që Vuçiq të ndërpresë provokimet dhe se të tilla provokime çojnë Ballkanin Perëndimor drejt konflikteve të reja.
“Mendoj se është një provokim i radhës i regjimit të Aleksandër Vuçiqit dhe personalisht të tij kësaj radhe që ka për qëllim të tensionoj situatën dhe të nxisë ndoshta reagime të pa matura nga ana e Kosovës sidomos në momentet kur po pritet të ndërtohet Qeveria e re. Aleksandër Vuçiq me politikën e tij të dyfishtë të deklarimeve se është për kompromis për dialog me shqiptarët dhe të veprave të tij provokative të nxisë reagime të pamatura për të destabilizuar situatën këto momente dhe mendoj për të fajësuar shqiptarët për dështim eventual të dialogut”.
Kamberi tha edhe se Washingtoni dhe BE duhet t’i dërgojnë sinjale të qarta Vuçiqit që të ndërpresë politikën e provokimeve dhe të fillojë përgatitjet për dialog serioz.
“Mendoj se duhet që edhe Bashkimi Evropian edhe Washingtoni të dërgojnë sinjale të qarta që Vuçiq të ndërpres politikën e provokimeve dhe të fillojë përgatitjet për dialog serioz për të cilin ai flet se është i gatshëm me shqiptarët sepse politika e tillë e provokimeve çojnë larg rrugës së dialogut, normalizimit dhe çojnë Ballkanin në tërësi jo vetëm në raportin Kosovë-Serbi por çojnë në tërësi Ballkanin Perëndimor drejt konflikteve të reja”, tha Kamberi.
Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë tutje tha edhe se Vuçiq e ka të qartë se rrugëtimi i Serbisë drejt Bashkimit Evropian varet nga raporti i saj me Kosovën.
“Aleksandër Vuçiq e ka shumë të qartë se raporti i fundit i progresit nga Bashkimi Evropian 2020-të flet për domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut me Kosovën dhe zgjidhjes në kuadër të një marrëveshje të normalizimit të raporteve, ndërkohë që brenda marsit do të aprovohet raporti i Parlamentit Evropian i cili në mënyrë më të ashpër dhe eksplicite i drejtohet Serbisë me nevojën dhe domosdoshmërinë por edhe më qëndrimin se rrugëtimi i saj drejt BE-së do të varet kryekëput nga raportet e saj me Kosovën”, deklaroi Kamberi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City