Administrata e presidentit Joe Biden filloi të enjten bisedimet e para të nivelit të lartë në prani fizike me Kinën rivale, duke thënë se veprimet kineze kërcënojnë rendin global të bazuar në rregulla dhe duke u zotuar se Uashingtoni do të mbështesë miqtë e tij.
“Ne nuk kërkojmë konflikt, por ne e mirëpresim konkurrencën e fortë dhe ne gjithmonë do të mbrojmë parimet tona, për njerëzit tanë dhe për miqtë tanë”, tha këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, në fillim të bisedimeve me homologët e tij kinezë në Alaskë.
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i tha diplomatit të lartë të Kinës, Yang Jiechi dhe Këshilltarit të Shtetit Wang Yi në Ankorixh se pala amerikane do të diskutonte “shqetësimet e saj të thella” në lidhje me veprimet kineze në Xinjiang, Hong Kong dhe Tajvan, si dhe sulmet kibernetike ndaj Shteteve të dhe presionin ekonomik ndaj aleatëve.
“Secila prej këtyre veprimeve kërcënon rendin e bazuar në rregulla që ruan stabilitetin global”, tha ai.
Në përgjigje ndaj deklaratave të hapjes nga Shtetet e Bashkuara, Yang u kundërpërgjigj, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara për përdorimin e fuqisë së tyre ushtarake dhe epërsinë financiare për të bërë presion ndaj vendeve dhe për abuzim të sigurisë kombëtare për të kërcënuar të ardhmen e tregtisë ndërkombëtare.
Ai tha se Xinjiangu, Hong Kongu dhe Tajvani ishin të gjitha pjesë të pandashme të territorit kinez dhe Kina kundërshton me vendosmëri ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara në punët e saj të brendshme.
Zoti Yang tha se të drejtat e njeriut në Shtetet e Bashkuara ishin në një pikë të ulët me “therjen” e afrikano-amerikanëve dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara duhet të merren me punët e tyre dhe Kina me të vetat.
Zyrtari Yang tha se ishte e nevojshme të braktisej “mentaliteti i Luftës së Ftohtë” dhe konfrontimi.
“Mënyra se si ne e shohim marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara, siç ka thënë Presidenti Xi Jinping, është se ne shpresojmë të mos shohim asnjë konfrontim, asnjë konflikt, respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara nga i cili të dyja vendet përfitojnë”, shtoi zoti Yang.
Pas komenteve të zotit Yang, Sekretari i Shtetit Blinken mbajti gazetarët në dhomë për t’iu përgjigjur fjalimit të gjatë të delegacionit kinez.
Zakonisht fjalimet hapëse të nivelit të lartë zgjasin disa minuta dhe aty janë të pranishëm edhe gazetarët.
Por ky shkëmbim mes dy delegacioneve zgjati më shumë se një orë dhe në disa raste ata diskutuan se kur do të nxirreshin gazetarët jashtë dhomës së takimit.
Pas shkëmbimit, një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha se Kina kishte “shkelur” menjëherë protokollin për të cilin ishte rënë dakord, sipas të cilit palët kishin dy minuta kohë për fjalimet hapëse. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve
Netanyahu niset drejt SHBA-së për një takim me Trumpin
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të ‘marrë përsëri’ kanalin
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos