LAJMI I FUNDIT:

Berisha flet sërish për foton në të cilën shihet bashkë me prokurorin Agron Uka

Berisha flet sërish për foton në të cilën shihet bashkë me prokurorin Agron Uka

Pas publikimit të pamjeve ku shihet vrasja e Agonis Tetajt, dje në media është bërë publike një foto ku shihej avokati i familjes Gogaj, Besnik Berisha dhe prokurori i rastit Agron Uka, në një restorant në Gjilan.

Prokurori Uka për këtë rast ka thënë se takimi ka ndodhur tre vite më parë.


Ndërsa, avokati Berisha e kishte mohuar se ka qenë në takim me prokurorin Uka.

Mirëpo, Berisha i ftuar sot në emisionin Frontal në T7 e ka pranuar që ka qenë në takim me prokurorin Uka.

Ai ka thënë se ai del me koleg të tij dhe nuk ka se pse ta mohoj këtë.

Avokati Besnik Berisha publikon pamje të reja nga vrasja e Agonis Tetaj
Lexo po ashtu Avokati Besnik Berisha publikon pamje të reja nga vrasja e Agonis Tetaj

Megjithatë ai e ka mohuar që në atë takim të jetë marrë ndonjë vendim për rastin.

“Unë nuk kam arsye t’i them dikujt që nuk rri, unë i kam kolegë ata. Nuk ka prokuror në këtë botë që ulet me pi një kafe e që merr vendim pa pasur prova”, ka deklaruar ai.

Berisha ka thënë se kishte kërkuar që rasti i vrasjes së Agonis Tetajt t’i kaloj Prokurorisë Themelore në Gjilan, pasi siç thotë ai, për shkak të kërcënimeve që kishte marrë xhaxhai i të akuzuarit në Pejë.

“Unë e kam kërkuar këtë për shkak të keqpërdorimeve e të dëshmive. Për shkak që siç më kanë treguar, kërcënimit që i është bërë xhaxhait të Shabanit, që nëse edhe njëherë dërgon njerëz për të kërkuar falje, do t’i dërgohen njerëz për ta arrestuar”, ka shtuar ai.

Berisha edhe njëherë ka pretenduar se vrasja ka qenë si pasojë e pakujdesisë, derisa ka thënë se një gjë e tillë do të dëshmohet.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori