Policia aksion në Lipjan, bastisen gjashtë lokale, shqiptohen 275 tiketa, konfiskohen 40 dokumente identifikimi

Aktivitete policore në funksion të strategjisë për parandalimin e pandemisë COVID-19 janë duke vazhduar në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, ku vetëm mbrëmë gjatë një aksioni të Policisë janë bastisur gjashtë lokale, u shqiptuan 275 tiketa, u konfiskuan 40 dokumente identifikimi, e po ashtu ka hapur për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës si dhe një rast për posedim të pa autorizuar të narkotikëve.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie nga PK-ja.
“Së këndejmi në një angazhim shtesë që policia ka zhvilluar mbrëmë pas orës 22:00, në territorin e komunës së Lipjanit në gjashtë subjekte të ndryshme, me fokus të veçantë respektimin e masave për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 policia ka shqiptuar: dyqindeshtatëdhjetepesë (275 )masa administrative ndaj personave që nuk kanë respektuar ligjin për parandalimin e dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, gjashtë (6) fletëparaqitje ndaj pronarëve të subjekteve të shqiptuara nga Inspektorët e AUV-it”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, janë konfiskuar, “Dyzetë (40) dokumente identifikimi për çështje procedurale, pasi që në këto subjekte (lokale të muzikës) janë hasur edhe disa persona ( të gjinisë femërore) shtetase të huaja, të cilat kanë qenë duke punuar dhe nuk kanë poseduar leje pune, ose dokumentacionin e nevojshëm”, thuhet në komunikatë.
Ndërlidhur me kontrollet e ushtruara policia ka hapur edhe dy raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës si dhe një rast për posedim të pa autorizuar të narkotikëve.
Për më tepër në kuadër të këtyre angazhimeve pas një kontrolli të detajuar të një veture policia ka gjetur dhe konfiskuar edhe katër pajisje teknologjike specifike.
“Duke parë që ulja e numrit të rasteve dhe zvogëlimi i mundësive të përhapjes së virusit është i lidhur drejtpërsëdrejti me respektimin e masave mbrojtëse, ne presim që sikurse çdo herë tjetër dhe për çdo çështje tjetër, të jemi në frymën e njëjtë me qytetarët për respektimin e këtyre masave dhe uljen e pasojave që mund të vijnë nga e kundërta”, thuhet në komunikatën e PK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri