LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha u detyrua të ndërpresë lidhjen direkte me fansat në Instagram, pasi një mashkull u shfaq nudo kur hyri live në video me këngëtaren

Bebe Rexha u detyrua të ndërpresë lidhjen direkte me fansat në Instagram, pasi një mashkull u shfaq nudo kur hyri live në video me këngëtaren
Foto: Bebe Rexha/Instagram

Një mashkull i paidentifikuar ekspozoi veten gjatë një seance të improvizuar në Instagram të drejtuar nga artistja Bebe Rexha në pasditen e 4 marsit rreth orës 2 pasdite, duke e detyruar këngëtaren shqiptare që të mbyllë transmetimin e drejtpërdrejtë.

Rexha, e cila publikon së fundmi këngën e saj të re “Sacrifice”, shpesh shfaqet në platformën IG Live të Instagramit për të folur për jetën e saj, shëndetin mendor dhe rutinat e bukurisë, shpesh me qenin e saj Bear si bashkë-protagonist, dhe ftoi fansat të bashkoheshin gjatë momentit kur ajo u kyç live. Rreth 8,000 ndjekës u akorduan kur komentet kinse u morën “nga kontrolli dhe Bebe Rexha i thirri ata”, sipas një shikuesi. “Pastaj një djalë hyri live me këngëtaren, dhe ajo menjëherë e ndërpreu lidhjen direkte e mërzitur”.

Rexha u lajmërua në Twitter për të ndarë zhgënjimin e saj, duke shkruar: “Unë sinqerisht jam e neveritur. Dhe u trondita… Më vjen shumë keq që ndodhi”.


Foto: Bebe Rexha/Instagram

Kur Rexha më vonë u kthye në platformë, ishin plot 35,000 ndjekës që u akorduan.

Variety e kapi momentin kur Rexha shpjegoi vendimin e saj për të thirrur fansat në një lidhje tjetër për t’iu kërkuar falje: “Në Instagram, është si Ruleta Ruse. Ju shpresoni që të hyni në lidhje direkte me një fans të mirë. Por ju nuk e dini kush mund të qëllojë”.

Rexha kujtoi një seri komentesh të papërshtatshme, gjatë të cilave ajo vendosi të thërriste “urrejtësit” duke i ftuar ata të kyçeshin në lidhjen direkte. “Mendova se ai po përpiqej të ishte i zgjuar … duke urrejtur fansat. Dhe e di që nuk është mënyra më e mirë për të shkuar. Kështu që atëherë e thirra dhe isha kaq e hutuar. Si: A është kjo një shaka? A po dikush po xhiron një fotografi të ekranit të tij?” Ajo e përshkroi imazhin si të errët, por qartë dukej se ishte një penis në video.

Rexha u shqetësua veçanërisht sepse, ndërsa është 31 vjeçe, ndjekësit e saj bezdisen shumë. “Unë jam shumë mbrojtëse ndaj fansave të mi – po sikur një djalë apo vajzë 14-vjeçare ta shihte këtë? Jam e traumatizuar që ndodhi para të gjithë fansave të mi. Unë u ndjeva fajtore për këtë”, tha ajo.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Gjithashtu, ajo shtoi: “Unë disi ndjehesha e mosrespektuar”.

Megjithëse e trazuar qartë dhe pa dyshim “në një gjendje emocionale tani” (për shkak të një sëmundjeje me të cilën qeni i saj Bear po lufton), Rexha qeshi kur nëna e saj thirri për të pyetur, “Pse nuk e nxorët më shpejt nga ekrani?” Rexha u përgjigj: “Kur telefononi dikë në bisedën e drejtpërdrejtë, ata duhet të dalin vetë nga biseda. Më parë, ju mund t’i nxirrnit jashtë, kështu që Instagram duhet ta rikthejë atë veçori”.

Duke folur për Variety në tetor, Rexha e përshkroi albumin e saj të ardhshëm si diçka “që vjen nga pasiguritë e saj”.

“Pavarësisht nëse është kënga “Sabotage” ose “Break my heart, myself”, e cila flet për sëmundjen time mendore, ose këngë për xhelozinë time dhe çështjet e besimit në marrëdhëniet, ose unë që mendoj se do të ‘kërkoj gjithçka në jetën time’ – shumica e albumit ndjek këtë temë. Fillon të jetë argëtues dhe më pas errësohet pak. Kam një këngë me Lil Uzi Vert të quajtur ‘Die for a men’, të cilën e shkrova pas një ndarjeje dhe ishte më shumë një këngë fuqizuese për mua”, ka thënë këngëtarja shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Magazina
Kalo në kategori