LAJMI I FUNDIT:

Kryekuvendari i ri me automatizëm në krye të presidencës, përmenden dy opsione për kohëzgjatjen e mandatit

Kryekuvendari i ri me automatizëm në krye të presidencës, përmenden dy opsione për kohëzgjatjen e mandatit

Në momentin që zgjedhet kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, ai me automatizëm do të duhet ta merr edhe funksionin e ushtruesit të detyrës së Presidentit.

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu thotë se kryetari i ri i Kuvendit do të mund ta ushtrojë këtë detyrë deri në gjashtë muaj.

“Kryetari i ri i Kuvendit nëse nuk ka president e merr detyrën e presidentit deri në gjashtë muaj… Kryekuvendari i ri nuk e vazhdon detyrën e ushtrueses, por e merr mandatin deri në gjashtë muaj nëse nuk zgjedhet presidenti i ri”, deklaroi Kadri Kryeziu për RTV Dukagjinin.


Por, ndryshe mendon Genc Nimoni nga Organizata Çohu. Sipas tij kryetari i ri i Kuvendit mund ta ushtrojë këtë detyrë më së largu deri në 5 maj, ndryshe vendi shkon në zgjedhje.

“Brenda këtyre gjashte muajve sa ushtrues detyre i presidentit është kryetari i Kuvendit, vendi duhet ta zgjedh presidentin e ri. Bazuar në Kushtetutën e  Kosovës ne deri në 5 maj duhet ta kemi presidentin e ri”, deklaroi Nimoni, përcjell Telegrafi.

Vjosa Osmanit mandati i ushtrueses së detyrës së presidentes i skadon me 5 maj, teksa me 22 mars është thirrur mbledhje konstituese e Kuvendit.

Nëse në këtë datë zgjedhet kryetari i Kuvendit ai me automatizëm do ta merr edhe detyrën e ushtruesit të presidentit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori