LAJMI I FUNDIT:

Mahniti të gjithë me dukjen unike në ‘Grammys’, Donatella Versace zbulon se punoi 1500 orë për fustanin e Dua Lipës

Mahniti të gjithë me dukjen unike në ‘Grammys’, Donatella Versace zbulon se punoi 1500 orë për fustanin e Dua Lipës

Ajo gjatë këtyre ditëve ka qenë një nga emrat më të përfolur në rrjetet sociale e po ashtu edhe në tabloide të ndryshme.

Fjala është për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipën, e cila të dielën fitoi një çmim tjetër ‘Grammy’ për ‘albumin më të mirë’ në zhanrin pop.


Krahas kësaj, 25 vjeçarja mori vëmendje të madhe me paraqitjen e veçantë nën markën e ‘Versace’, duke qenë se punon prej vitesh me të.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Megjithatë, për të realizuar fustanin rrjetë të Lipës me kristale është bërë një punë shumë e madhe dhe kjo u zbulua nga stilistja italiane, Donatella Versace.

Dua Lipa flet pas performancës në “Grammy Awards”: Mbi shtatë milionë shikime dhe e para në YouTube akoma pa u bërë 24 orë
Lexo po ashtu Dua Lipa flet pas performancës në “Grammy Awards”: Mbi shtatë milionë shikime dhe e para në YouTube akoma pa u bërë 24 orë

Kjo e fundit ka ndarë një postim në InstaStory, me anë të të cilit tregon se ka punuar 1500 orë për të dhe se përmban 55 mijë kristale.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

“Ky fustan i ateliesë Versace mori 1500 orë për tu bërë dhe është i tëri i mbuluar me 55 mijë kristale”, u shpreh Donatella.

Theksojmë se ky është ‘Grammy’ i tretë për artisten shqiptare, pasi në 2019 mori dy ‘Grammy’ dhe u bë e para shqiptare që e arriti këtë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori