Dje (e hënë) ka qenë një ditë tjetër e suksesshme për artisten shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Kjo pasi 25 vjeçarja ka arritur edhe këtë vit të fitojë një çmim në mbrëmjen më të madhe muzikore të vitit, “Grammy Awards 2021”.

Këngëtarja, e nominuar në gjashtë kategori, ka fituar një çmim për ‘albumin më të mirë’ në zhanrin pop.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Pas mbrëmjes spektakolare, ajo ka ndarë disa pamje dhe prapaskena përmes të cilave falënderon të gjithë ata që e mundësuan këtë.

Dukagjin Lipa krenar dhe i lumtur me suksesin e Dua Lipës: Tre herë fituese e “Grammy” Dukagjin Lipa krenar dhe i lumtur me suksesin e Dua Lipës: Tre herë fituese e “Grammy”

“Mbi shtatë milionë shikime në më pak se 24 orë për performancën tonë në Grammy dhe është bërë e para, ‘trending’ në YouTube. Dua të bëjë një falënderim të madh për ekipin tim të mahnitshëm që më ndihmuan ta realizojë këtë”.

“Faleminderit Charm La’Donna dhe dhe Alex Clark, pa ju të dy nuk do të isha performuesja që jam sot. Faleminderit për çdo ditë që mund ta bëjë atë që dua. Nëse akoma nuk e keni parë – çfarë jeni duke pritur?”, ka shkruar mes tjerash Lipa.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)


Ky ndërkohë është çmimi i tretë “Grammy” i yllit nga Kosova, pasi në 2019 bëri histori me fitoren e dy “Grammy” –  si shqiptarja e parë që ka bërë këtë. /Telegrafi/