LAJMI I FUNDIT:

Shkup: Bien investimet e huaja për rreth 40 për qind

Shkup: Bien investimet e huaja për rreth 40 për qind

Investimet e huaja direkte në Maqedoninë e Veriut më 2020 – vit kur u paraqit pandemia – kanë shënuar rënie për rreth 40 për qind, krahasuar me vitin paraprak. Sipas të dhënave të Bankës Popullore, vitin e kaluar ka pasur investime të huaja në vlerë prej 239.8 milionë eurove, kundrejt 323.3 milionë eurove që ishin investuar më 2019.

Banka Popullore thotë se sa i përket investimeve të huaja prin Britania e Madhe, me investime që kapin shifrën e 127 milionë euro. Në vendin e dytë është Gjermania me 56 milionë euro, pasuar nga Turqia me investime prej 49 milionë euro.

Shtetet e Bashkuara janë në vendin e katërt me 16 milionë euro investime, pasuar nga Bullgaria me 12.2 milionë euro.


Maqedonia e Veriut më 2018 kishte regjistruar shkallën më të lartë të investimeve të huaja, përkatësisht 624 milionë euro. Ndërkaq, më së paku investime të huaja direkte kishte pasur më 2017 në vlerë prej 181.3 milionë euro.

Afaristët në Maqedoninë e Veriut thonë se autoritetet shtetërore duhet të fokusohen në zhvillimin e politikave fiskale stimuluese, në mënyrë që të bindin investitorët e huaj të investojnë në këtë shtet. Sipas tyre, në rënien e investimeve të huaja nuk ka ndikuar vetëm pandemia e koronavirusit, por edhe zgjedhje parlamentare si dhe ofertat më të mira që kanë vendet e rajonit.

Drejtori i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Drilon Iseni, thotë për Radion Evropa e Lirë se viti 2020 ishte vit i pazakontë për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia. Prandaj, thotë ai, nuk mund të dihet me saktësi nëse pandemia është e vetmja shkaktare për rënien e investimeve apo ka pasur edhe shkaqe të tjera.

“Realisht, ajo që mund të ketë ndikuar në rënien e investimeve të huaja direkte, mund të jetë ndryshimi i shpejtë i ligjeve, përkatësisht i shpeshtë, pasi kjo krijon pasiguri juridike tek investitorët e huaj. Pastaj, këtu hise kanë edhe vendimet ad hock të qeverisë, siç ishte rasti me ndalesën e pagesës së dividendës nga kompanitë aksionare dhe kjo ndikon tek investitorët. Po ashtu, reformat tatimore kjo qeveri nuk arriti që t’i çojë deri në fund. Filloi me realizimin e tyre dhe më pas ato u ndërprenë dhe e gjithë kjo tregon për moskonsistencën e politikave ekonomike të vendit, të cilat mund të kenë ndikim në marrjen e vendimeve për të investuar në Maqedoninë e Veriut”, thotë Iseni.

Edhe Zoran Ivanovski, ligjërues në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Shkupit, thotë për Radion Evropa e Lirë se pandemia nuk është shkaktarja e vetme për rënien e investimeve në Maqedoninë e Veriut.

Ai thekson se institucionet duhet të punojnë në thjeshtësimin e procedurave dhe politikave tatimore, në mënyrë që Maqedonia e Veriut të bëhet atraktive për investitorët e huaj.

“Mua nuk më befason fakti që investimet e huaja direkte kanë rënë sepse këtu hise ka edhe kriza e pandemisë. Megjithatë, më duhet të theksoj se qeveria duhet të fokusohet në krijimin e kushteve, përkatësisht ofertave për stimulimin e investitorëve të huaj, pasi edhe në kushte të pandemisë, një pjesë e kompanive janë të interesuara për të investuar, për shkak të politikave të volitshme në vende të caktuara. Në këtë moment, duhet të ndizet alarmi te të gjithë ata të cilët vendosin për politikat ekonomike, që të mendojnë në këtë drejtim”, thotë Ivanovski.

Ndryshe, nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut thonë se viti 2021 do të jetë vit i kthesave sa i përket investimeve të huaja direkte. Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev në dhjetorin e vitit të kaluar kishte deklaruar se edhe në krizën e pandemisë, 12 kompani ishin në fazën e arritjes së marrëveshjeve për të investuar në Maqedoninë e Veriut./REL?

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori