Për të pestën herë më radhë ka dështuar të mbahet gjykimi për hedhjen e gazit lotsjellës ndaj Pal Lekaj, Donika Kadaj-Bujupi, Besa Baftiu e Albulena Haxhiu, të akuzuar për posedim të gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.
Shkak i mos mbajtjes së kësaj seance ka qenë mungesa e të akuzuarit Pal Lekaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas kryetares së trupit gjykues, gjykatëses Fatime Dermaku, për të akuzuarin Lekaj sipas fletë kthesës së gjykatës figuron se dera ishte e mbyllur, ndërsa sipas saj, i njëjti është tentuar të kontaktohet edhe përmes telefonit, por e kishte mbyllur telefonin.
Sipas mbrojtësit të tij, avokatit Arianit Koci, para fillimit të seancës e kishte kontaktuar, por i njëjti e kishte informuar se nuk e kishte pranuar ftesën dhe se nuk ishte në Prishtinë.Fillimisht, pasi në seancën e së martës, dy të akuzuarat Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu ishin paraqitur në seancë me vonesë, ato kishin deklaruar se nuk ishin të pajisura as me aktakuzë.
Në këtë mënyrë, gjykatësja Dermaku iu ofroi të njëjtave nga një kopje të aktakuzës, ndërsa e obligoi prokurorin Ilaz Beqiri që të përmbushë detyrimin ligjor që të akuzuarit t’i pajisë me të gjitha shkresat e lëndës.Seanca e radhës pritet të mbahet me 1 prill 2021, në ora 10:30.Fillimisht, gjykatëse e këtij rasti ka qenë gjykatësja Naime Krasniqi – Jashanica, por pas kalimit të saj nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Departament të Përgjithshëm, ky rast do të gjykohet nga gjykatësja Fatime Dermaku, raporton “Betimi për Drejtësi.
Ndryshe, para se ky rast të kalonte te gjykatësja Dermaku, seancat e parapara të mbahen me 10 dhe 30 korrik, si dhe seancat e 2 dhe 15 shtator 2020, nuk kishin arritur të mbahen.Sipas aktakuzës së ngritur me 8 prill 2016, Lekaj, Baftiu, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu akuzohen se pa autorizim kishin poseduar bombola të gazit lotsjellës.
Në aktakuzë thuhet se më 19 shkurt 2016, rreth orës 12:20, në hollin e Kuvendit e Kosovës, pas pauzës së punimeve të Kuvendit, derisa të akuzuarit ishin duke u kthyer në sallë, gjatë kontrollit nga ana e punëtorëve të sigurimit të Kuvendit, tek të akuzuarit ishin gjetur dhe sekuestruar nga një bombole e gazit lotsjellës, të cilën e mbanin pa autorizim.Për këto veprime, katër të akuzuarit po dyshohet se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, paragrafi 1, të KPRK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje