Avokati i Popullit ka publikuar raportin që ka të bëjë me vlerësimin e realizimit të të drejtave shëndetësore gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 në Kosovë, ku thuhet se gjatë emergjencës shëndetësore në Republikën e Kosovës kishte shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Sipas një komunikate të Avokatit, raporti ka të bëjë me qasjen në kujdes dhe trajtim shëndetësor, kryesisht në institucionet e nivelit sekondar dhe terciar, duke u ndalur në veçanti tek kufizimet në ofrimin e shërbimeve shëndetësore (vizitat specialistike dhe operacioneve selektive), për personat që nuk ishin të infektuar me COVID 19.
Raporti përfshin periudhën prej mars deri në shtator 2020.
“Në bazë të fakteve të mbledhura dhe analizimit të ligjeve relevante të cilat përcaktojnë të drejtën e ofrimit të shërbimeve shëndetësore në Kosovë, është konstatuar se gjatë emergjencës shëndetësore në Republikën e Kosovës kishte shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Autoritetet përkatëse kanë dështuar të përmbushin detyrimet kushtetuese dhe ligjore kundrejt qytetarëve, që potencialisht kanë pasur nevojë për shërbime shëndetësore”, thuhet në raport, transmeton Telegrafi.
Raporti po ashtu konstaton se një ndër sfidat tjera gjatë periudhës së raportimit ishte mungesa e bombolave të oksigjenit dhe krijimi i hapësirave shtesë me shtretër për të hospitalizuarit me COVID-19.
Ndër të tjera, raporti konstaton se veprimet e autoriteteve shëndetësore për ndërprerjen e operacioneve selektive dhe ambulancave specialistike ishte pa bazë juridike, dhe po ashtu nuk kishin lënë asnjë lloj alternative se ku mund të trajtoheshin këta persona dhe shteti nuk kishte marrë përgjegjësitë që i takonin.
Raporti thekson se mbrojtja e të drejtave dhe e lirive themelore të njeriut është thelbësore dhe shumë e rëndësishme për një përgjigje efektive në parandalimin dhe trajtimin e rasteve me COVID 19, por pa lënë anash cilindo qytetar/e që kërkon shërbime në institucionet shëndetësore, me fokus të veçantë të grupet e ndjeshme dhe personat tjerë, të cilëve u duhet përkujdesje e vazhdueshme shëndetësore.
Raporti rekomandon Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe t’i krijojë të gjitha parakushtet që vizitat specialistike dhe operacionet selektive të kryhen pa pengesa. SHSKUK-ja po ashtu rekomandohet që të vazhdojë me vendosjen e rezervuarëve të oksigjenit në spitalet e përgjithshme ku është nevoja dhe të mos përsëriten situata të mungesës së oksigjenit për pacientët.
Avokati i Popullit thotë se rekomandimet i bëhen edhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për të rritur buxhetin për shëndetësinë dhe derisa të sigurohet zbatimi të ligjit për sigurime shëndetësore, në situatat kur shërbimet shëndetësore nuk mund të ofrohen nga sektori publike, qytetarëve t’u mundësohet që këto shërbime t’i marrin nga sektori privat dhe qeveria t’i marrë përsipër shpenzimet.
“Ministria e Shëndetësisë rekomandohet që të funksionalizojë sistemin unik dhe të integruar të informimit shëndetësor dhe po ashtu të ndërmerr të gjitha masat ligjore për t’i detyruar institucionet private shëndetësore që t’i grumbullojnë të dhënat shëndetësore, t’i ruajnë dhe t’i raportojnë ato”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë