Atomistja Era Syla është pranuar në studime në Massachusetts Institute of Technology (MIT) të SHBA-së, duke u bërë kështu kosovarja e parë që ka arritur të regjistrohet në këtë universitet prestigjioz.
Era është e pasionuar pas matematikës dhe ka potencial e talent të madh për këtë fushë, andaj pranimi i saj në MIT do t’i mundësojë asaj përmbushjen e pasionit dhe realizimin e potencialit dhe talentit të saj për matematikë, thuhet në njoftimin e Institutit Atomi.
Sipas të gjitha rangimeve kredibile, Massachusetts Institute of Technology është ndër top universitetet më të mira në botë, ndërsa në fushën e matematikës është ndër universitetet lidere të botës!
“Konkurrenca për t’u regjistruar në Massachusetts Institute of Technology është globale dhe shumë e madhe, prandaj arritja e Erës është e jashtëzakonshme.
Ky sukses i Era Sylës është meritë e potencialit të saj intelektual, talentit të saj të jashtëzakonshëm në fushën e matematikës dhe punës e dedikimit të saj të pakusht drejt arritjes së majave në fushën e matematikës! Përveç këtyre, vlen të përmendet edhe angazhimi i familjes dhe mësimdhënësve të saj e të gjithë atyre që kanë punuar me të ndër vite dhe e kanë përkrahur në çdo garë e sfidë”.
“Me këtë rast Instituti ATOMI i falënderon Bleron Baraliun – anëtar i Bordit Drejtues të Institutit ATOMI i cili ka ofruar rekomandime asaj dhe e ka ndihmuar atë gjatë procesit të aplikimit si dhe si dhe Valmir Krasniqin – Përfaqësues i Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo dhe ligjërues në kursin e Matematikës në kuadër të Shkollës+, i cili për shumë vite ka punuar me Erën për të avancuar talentin e saj në fushën e matematikës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë