Kryetari i sapo zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka falënderuar të gjithë për përkrahjen që i kanë dhënë për tu bërë lider i LDK-së.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se LDK-ja do të jetë konstruktive, aktive dhe e pashtershme në përpjekjen për progres të shtetit, duke shtuar se “po e hapim një faqe të re me synime e qëllime për ta kthyer LDK-në në vendin e saj meritor”.
“Sot po e hapim një faqe të re me synime e qëllime për ta kthyer LDK-në në vendin e saj meritor në skenën politike kosovare. Rruga përpara s’është e lehtë, por ajo duhet të jetë e mbarë dhe e drejtë. Rruga përpara kërkon mobilizimin e mendjeve më të mira që kemi brenda. Rruga përpara kërkon rikthimin e mbështetësve të LDK-së, që më kohë kanë ndarë rrugët me ne. Rruga përpara kërkon hapjen ndaj mendjeve më të mira të vendit, që LDK-në dhe idenë e saj e shohin si bindje origjinale e tyre”, shkruan ai.
“LDK do të jetë forcë kujdestare e Republikës së Kosovës në secilën detyrë që qytetarët e drejtë e të mbarë të këtij vendi e dërgojnë. LDK do të jetë forcë konstruktive, aktive dhe e pashterrshme në përpjekjen tonë të përbashkët për progres. Në fund, të gjithë e kemi këtë shtet”, shtoi kryetari i LDK-së.
Abdixhiku ka falënderuar kundërkandidatët e tij, delegatët dhe anëtarët e LDK-së, e po ashtu edhe ish-kryetarin, Isa Mustafa për përkrahjen si dhe liderët e partive tjera për urimet.
Postimi i plotë:
Ju faleminderit.
Ju faleminderit nga zemra për besimin, përgjegjësinë dhe nderin e dhënë.
Sot po marr detyrën më me peshë – dhe njëkohësisht më me nder – në jetën time; udhëheqjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës; shtëpinë politike të themeltarëve të shtetit tonë. Po e marr këtë detyrë me dije të plotë mbi sfidat e ardhshme, por me bindje të fortë për rrugën që duhet ndjekur përpara.
Sot mbajtëm një proces zgjedhor demokratik. Treguam kulturë të lartë politike e vendosëm një standard të ri në skenën kosovare. Për këtë më meritorët janë delegatët e Kuvendit të LDK-së; anëtarësia jonë – e mbi të gjitha miqtë e mi, kundërkandidatët e sotëm e bashkëpunëtorët e mi të përhershëm: Lutë, Besian, Anton – ishte kënaqësi. Sot, në emër të LDK-së falenderoj edhe ish Kryetarin Mustafa që për 10 vitet e shkuara udhëhoqi me shtëpinë tonë politike.
Idetë e LDK-së i qëndrojnë kohës. Ato janë fundamente jo vetëm të organizimit tonë partiak, por janë dhe shtylla themeltare të shtetit të Kosovës. Janë ide të nisura nga Presidenti Ibrahim Rugova, janë ide të kultivuara nga dy kryetarët paraprak – do të mbesin ide të mijat e të secilit me të cilin do ta bëjmë këtë rrugëtim bashkë.
Sot po e hapim një faqe të re me synime e qëllime për ta kthyer LDK-në në vendin e saj meritor në skenën politike kosovare. Rruga përpara s’është e lehtë, por ajo duhet të jetë e mbarë dhe e drejtë. Rruga përpara kërkon mobilizimin e mendjeve më të mira që kemi brenda. Rruga përpara kërkon rikthimin e mbështetësve të LDK-së, që më kohë kanë ndarë rrugët me ne. Rruga përpara kërkon hapjen ndaj mendjeve më të mira të vendit, që LDK-në dhe idenë e saj e shohin si bindje origjinale e tyre.
LDK do të jetë forcë kujdestare e Republikës së Kosovës në secilën detyrë që qytetarët e drejtë e të mbarë të këtij vendi e dërgojnë. LDK do të jetë forcë konstruktive, aktive dhe e pashterrshme në përpjekjen tonë të përbashëkt për progres. Në fund, të gjithë e kemi këtë shtet.
Më lejoni që këtu, të falenderoj të gjithë politikanët vendorë e ndërkombëtarë për urimet e marra sot. Falënderoj Kryeministrin në detyrë z. Hoti, u.d. e Presidentes znj. Osmani, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje! z.Kurti; kryetarin e AAK-së z. Haradinaj; kryetarin e Kryeqytetit z. Ahmeti; Kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri z.Lulzim Basha e ish Presidentin shqiptar z. Sali Berisha, miqtë tanë në Partitë Popullore Evropiane dhe gjithë kolegët, bashkëpunëtorët e përfaqësuesit tjerë të korit diplomatik.
Zoti e bekoftë Kosovën.
I juaji, �Lumiri. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Filipçe: Duhet konsensus për reformat në drejtësi, për të parandaluar partizimin
Kurti takon mbështetësit e tij në Prishtinë, zotohet se do të bëjë dyfishimin e kapacitetit të mbulueshmërisë së ngrohjes qendrore në kryeqytet
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar
Shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, PZAP gjobit me mijëra euro PDK-në, AAK-në dhe Koalicionin Vakat
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin