Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) ka bërë kallëzim penal për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, në prokurori për mbi 90 raste, prej tyre 18 raste janë për zyrtarë të lartë që bëjnë pjesë ministra, ish-ministra, sekretarë të përhershëm dhe drejtor të kompanive publike.
Drejtori i AKK, Shaip Havolli thotë se kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë se 90 raste, por që tregon se janë duke punuar ngushtë me prokurorinë sa i përket këtyre rasteve të korrupsionit.
Teksa shton se ka edhe një numër të rasteve që kanë dërguar edhe në polici për hetime të mëtejme.
Havolli po ashtu ka ftuar të gjithë zyrtarët e lartë publik që të deklarojnë pasurinë e tyre, pasi sipas tij, është një numër i vogël i atyre që kanë deklaruar deri tash, vetëm 470 zyrtarë.
“Kemi të bëjmë me raste ku janë ushtruar kallëzime penale ndaj ministrave, ndaj (shefave) kabineteve qeveritare, ndaj drejtorëve të kompanive publike, ndaj asamblistëve të ndryshëm, sekretarëve permanent e shumë nivele të larta që agjencia ka ushtruar kallëzim penal lidhur me keqpërdorim të detyrës zyrtare. Por, detajet do të jenë në Raportin Vjetor të Agjencisë ku janë të specifikuara edhe natyra e rasteve dhe shkaqet e ushtrimit të këtyre kallëzimeve penale. Nëse flasim konkretisht për rastet, atëherë do të bëjmë publike edhe akterët kryesor të këtyre, nuk do të kisha thënë të flasim konkretisht për rastet, sepse edhe Ligji mbi Agjencinë e ndalon këtë”, thotë Havolli në një intervistë për KosovaPress.
Kreu i AKK-së thekson se natyra e korrupsionit në nivel të lartë ka të bëjë për çështje të ndikimeve politike, për tenderë, nepotizëm dhe abuzimit me paranë publike.
“Dihet natyra për çka ne kemi penalizuar këta zyrtarë të lartë, duke filluar nga raportet e auditimit dhe çështje të prokurimit, çështje të punësimeve, ndikimeve politike, abuzimi dhe nepotizmi, si dhe forma të ndryshme që më shumë detaje do t’i keni në raportin vjetor”, thekson ai.
Drejtori Havolli ka folur edhe procesin e deklarimit të pasurisë që këtë vit ka nis të bëhet në sistemin online për shkak të pandemisë COVID-19.
Deklarimi ka nis nga 1 marsi dhe përfundon më 31 të këtij muaji, ku obligim ligjor për ta deklaruar pasurinë kanë 4 mijë e 880 zyrtarë të lartë.
Havolli thotë se në dy javët e para, është një numër shumë i vogël i zyrtarëve të lartë që kanë deklaruar pasurinë, vetëm 470 zyrtarë.
Për këtë Havolli ka kërkuar nga zyrtarët që mos të presin deri në fund të muajt, për të mos shkaktuar, siç tha ai probleme në sistemin e online.
“Është shumë numër i vogël (i atyre që kanë deklaruar pasurinë deri tash) dhe pastaj tentojnë sidomos në javën e fundit të gjithë të deklarojnë. Gati javën e fundit bazuar në dinamikën e cila është duke shkuar, i bie që diku 4 mijë zyrtarë ta deklarojnë pasurinë brenda një jave që komplet sistemin e bllokojnë të pranimit të informatave, qoftë në info, qoftë në adresën e re dhe kështu që na shkakton probleme, sepse nuk mund t’i kontrollojmë të gjithë këta formularë dhe nëse ato s’janë plotësuar konform ligjit ne i ri-kthejmë që ta plotëson zyrtari i lartë. Andaj, iu bëjë apel që ta deklarojnë pasurinë me kohë, por mos ta lënë në dhjetë ditët e fundit, pasi që po shkaktohen edhe vonesa në deklarimin e pasurisë, dhe këto vonesa në rast se s’ka arsyetim edhe mund të ushtrohet kallëzim penal ndaj tyre”, thekson Havolli.
Ai thotë se është një numër i madh i zyrtarëve të lartë që janë dënuar ose iu ka ngritur aktakuzë për mosdeklarim, deklarim të rrejshëm dhe deklarim pas afati në vitin e kaluar.
Teksa tha se është një numër mjaft i madh që kanë ushtruar kallëzim penal, por edhe prokuroria ka ngritë aktakuzë dhe gjykata ka sjellë aktgjykime dënuese, ku veç për deklarim të pasurisë janë mbi 60 raste.
Ndërsa, sa i përket konfliktit të interesit, Agjencia ka trajtuar rreth 150 raste më 2020.
Drejtori Havolli në fund ka theksuar se është e vërtet që s’ka dënime shumë të larta nga gjykatat për rastet korruptive, por megjithatë, siç tha ai është një performancë më e mirë krahasuar me të kaluarën sa i përket rasteve të agjencisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë