LAJMI I FUNDIT:

Papa Françesku kërkon që të rriten përpjekjet për arritjen e paqes në Siri

Papa Françesku kërkon që të rriten përpjekjet për arritjen e paqes në Siri

Papa Françesku e ka cilësuar luftën civile në Siri si një prej krizave më të këqija humanitare në ditët e sotme, duke thënë se 10-vjetori i kësaj lufte duhet të shtyjë të gjithë që të kërkojnë “shpresë” për këtë shtet të shkatërruar. Ai bëri thirrje që të rriten përpjekjet për përfundimin e luftimeve.

Protestat pro-demokracisë së marsit të vitit 2011, shpejt u kthyen në konflikt të brendshëm, ku u përfshin edhe fuqitë botërore. Në këtë konflikt, janë vrarë qindra-mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.


“Sërish u bëj thirrje të gjitha palëve të përfshira në konflikt që të tregojnë vullnet të mirë në mënyrë që të ketë një copëz shprese për popullsinë e lodhur”, tha Papa.

Ati i Shenjtë tha se Siria ka parë “çdo lloj të dhunës dhe vuajtje nga popullata, veçanërisht nga shtresa më e ndjeshme siç janë fëmijët, gratë dhe të moshuarit”.

Ai bëri thirrje për angazhim nga bashkësia ndërkombëtare, që të ndihmohet në dhënien fund të luftimeve dhe të niset me rindërtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike të Sirisë. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori