LAJMI I FUNDIT:

Haziri pas votimit: Është koha të punohet e të lëmë anash fjalimet

Haziri pas votimit: Është koha të punohet e të lëmë anash fjalimet

Kandidati për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri, pas procesit të votimit ka folur para mediave, ku ka thënë se kjo është një ditë e bardhë, dhe se shpreson të jetë ditë që të jap përgjegjësinë e të ndajë përgjegjësi.

Ai ka vlerësuar si kolegë, miq e bashkëpunëtorë të mirë dy kandidatët tjerë për postin e të parit të LDK-së, Lumir Abdixhikun e Besian Mustafën.

“Jam jashtëzakonisht mirë. Jam i lumtur e krenar me sjelljen, përgjegjësinë e unitetin që e kemi. Unë e kam thënë edhe më herët se Lumiri e Besiani janë kolegë të mirë, miq të mirë, bashkëpunëtorë të mirë dhe emra kredibil për ta udhëhequr LDK-në. Unë e përfundova procesin e votimit. Kjo ditë e bardhë, shpresoj të jetë ditë që të jap përgjegjësinë e të ndajë përgjegjësi”, tha Haziri.


Ai shtoi koha në LDK është që të punohet.

“Ne kemi pasur kohë dy javë ditë të flasim me të gjitha strukturat, njerëzit e delegatët. E respektova vlerësimin e dy kolegëve të mi, që të mos e teprojmë me fjalime. Koha në LDK është të punohet e të lëmë anash fjalimet. Është vullnet i delegatëve se kush fiton. Kushdo që e ka një votë më shumë do t’i jap mbështetje”, ka thënë Haziri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori