LAJMI I FUNDIT:

Maudet për integrimin dhe kontributin e shqiptarëve: Të angazhuar për të investuar në shoqërinë e Gjenevës

Maudet për integrimin dhe kontributin e shqiptarëve: Të angazhuar për të investuar në shoqërinë e Gjenevës

Komuniteti shqiptar është i integruar më së miri në shoqërinë zvicerane, deklaron në një intervistë politikani liberal zviceran, Pierre Maudet.

”Mendoj se komuniteti shqipfolës është integruar mirë në Gjenevë dhe kjo që në fillim të viteve ’90, në një periudhë kur kishim një perceptim mjaftueshëm homogjen. Në atë kohë, kemi krijimin e Universitetit Shqiptar, që ishte një vektor i rëndësishëm integrimi. Pastaj, pak e nga pak, ky integrim ndodhi realisht. Kur isha kreu politik i policisë, për herë të parë, u ndesha me të rinj, mbiemri i të cilëve kishte origjinë shqipfolëse. Pra, shoqatat e lidhura me integrimin, pak e nga pak, humbën rëndësinë e tyre dhe, gjatë një faze të dytë, kur isha kreu i integrimit, kërkuam të mbështesim dhe forcojmë marrëdhëniet me kulturën e origjinës”, thotë ai.


Maudet, i cili ka qenë edhe kryetar i bashkisë së Gjenevës, thekson se shumë përfaqësues të këtij komuniteti kontribuojnë edhe në jetën politike të vendit të tij.

”Ka më shumë të angazhuar për të investuar në shoqërinë e Gjenevës, veçanërisht në botën politike. Ka persona që janë zgjedhur në parlament, në parlamentin e kantoneve ose parlamentin komunal. Për këtë arsye, dallimi për nga origjina është gjithnjë e më pak i rëndësishëm… Komuniteti shqipfolës është i integruar mirë, kështu nuk është më e nevojshme që të perceptohet si një grupim i veçantë”, thotë Maudet në intervistë.

Lidhur me marrëdhëniet me diasporën, Maudet, i cili shkruan rregullisht edhe në gazetën ”Blick”, thotë se ”unë kam shumë miq shqiptarë, sidomos për shkak të funksioneve të mia, të kontakteve me përfaqësuesit diplomatikë, kryesisht konsullorë, të vendeve të Ballkanit, padyshim edhe nga Kosova, një komunitet mjaft i përfaqësuar në Gjenevë. Kam marrëdhënie me shumë mjedise shoqatash, që kanë tituj të ndryshëm, histori të ndryshme dhe që kanë kontribuar me integrimin e komunitetit shqipfolës në Gjenevë”.

Për më tepër, vijon ai, kam patur shansin, nëpërmjet funksioneve të mia, si kryebashkiak i Gjenevës apo si këshilltar Shteti, që të kem punonjës me origjinë nga Kosova nëpërmjet të cilëve këto marrëdhënie janë zgjeruar.

Pierre Maudet, i njohur nga komuniteti shqiptar për shumë projekte, si ai ”Papirus”, është kandidat për Këshillin e Shtetit në kantonin e Gjenevës.

“Mbeta mjaft i kënaqur me rezultatet e raundit të parë, sepse, pavarësisht që nuk bëj pjesë në asnjë parti, gjë që konsiderohet si pengesë e madhe, arrita të mbledh rreth 23% të elektoratit, nën një listë të emëruar “Liri dhe drejtësi sociale”, që është një listë shumë e madhe dhe e gjerë”, shprehet ai.

Lidhur me projektin e tij “Papirus”, projekt i nisur në 2017, Maudet shprehet se “objektivi është të rregullojë situatën e personave pa dokumente, të ardhur veçanërisht nga Amerika e Jugut, por sigurisht, për shembull, edhe nga Ballkani. Ai bën të mundur që ata që jetojnë paqësisht prej dhjetëra vitesh, shpesh familje, kontribuojnë në ekonomi, por nuk ekzistojnë ligjërisht, të mund të njihen, të kenë një status, të paguajnë taksat dhe tatimet dhe të jetë tërësisht të integruar në komunitetin tonë”./ATSH/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori