LAJMI I FUNDIT:

Thiago Silva emëron dhjetë sulmuesit më të fuqishëm që është përballur – aty janë Romario, Messi e Ronaldo

Thiago Silva emëron dhjetë sulmuesit më të fuqishëm që është përballur – aty janë Romario, Messi e Ronaldo

Thiago Silva ka emëruar dhjetë sulmuesit më të vështirë që është përballur deri më tani në karrierën e tij.

Mbrojtësi i Chelseat që ka luajtur edhe për Milanin e Paris Saint-Germianin, ka cekur emra si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi e Didier Drogba.

Secili nga lojtarët e ka impresionuar brazilianin, që natyrisht se kishte vështirësi t’i ndalte kur ishte përballë tyre.


“Dhjetë lojtarët më të fortë dhe më të vështirë kundër të cilëve pata mundësinë të luaja janë: Angel Di Maria, për shkak të cilësisë së tij teknike dhe këmbës së tij të majtë të pabesueshme”, ka thënë fillimisht Silva.

“[Kylian] Mbappe, për shkak të shpejtësisë dhe cilësisë teknike të tij gjithashtu”.

Legjenda e Bluve, Drogba është gjithashtu lart në listën e kundërshtarëve më të ashpër të Silvas, ashtu si bashkatdhetari i tij Robert Firmino.

Ai vazhdoi: “Drogba, për shkak të forcës së tij fizike & pavarësisht se është tepër i fortë, ai ende ka shumë aftësi teknike”.

“Firmino, shumë inteligjent në lëvizjen e tij që i lë mbrojtësit pak të humbur”.

“Romario, inteligjenca e tij në zonë. Ai është më i miri që kam parë në zonë”.

Mes atyre që gjithashtu vlerësohen shumë nga Silva është ish-lojtari i Interit dhe Brazilit, Adriano, i cili ishte një nga sulmuesit më vdekjeprurës në botë në kohën e tij.

Ai tha: “Adriano, si Drogba, ai kishte një forcë të pabesueshme, këmba e tij e majtë ishte e jashtëzakonshme”.

“Unë do të them [Zlatan] Ibrahimovic sepse ai është dikush që më frymëzoi”.

“Pata shansin të luaj me dhe kundër tij. Ai është i katërti më i mirë në listën time”.

Çuditërisht, Silva gjithashtu rendit Neymarin, Ronaldon dhe Messin si sulmuesit më të ndërlikuar që është përballur ndonjëherë.

Ai tha: “Neymar, për shkak të klasit, inteligjencës dhe magjisë së tij. Ai ka cilësi teknike dhe aftësi për të krijuar aksion nga asgjë”.

“Së dyti, Cristiano Ronaldo. Profesionalizmi, përkushtimi dhe pasioni i tij për futbollin. Unë e admiroj atë për angazhimin e tij dhe gjithçka që ai ka arritur.

“Së pari, Messi, sepse ai ka një cilësi të jashtëzakonshme dhe një dhuratë të dhënë nga Zoti. Gjithashtu, për shkak të profesionistit që është. Për mua, ai është më i miri”.

“Unë gjithashtu mund të përmend Ronaldo Fenomenin, por unë nuk kisha mundësi të luaja me të ose kundër tij”.

Silva aktualisht është duke luajtur për Chelsean dhe klasi i tij vazhdon të jetë i qëndrueshëm përkundër moshës së tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr

Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr

Ligat tjera

"Mercenar, mashtrues" - tifozët e Real Valladolidit nuk ia falin Ronaldos veprimin që ka bërë ndaj klubit të tyre

La Liga
Trashëgimia e Ronaldos është në duar të sigurta: Cristiano Junior emocionoi botën me statistika të mahnitshme

Trashëgimia e Ronaldos është në duar të sigurta: Cristiano Junior emocionoi botën me statistika të mahnitshme

Ligat tjera
Zidane u tha të njëjtin mesazh me tetë fjalë lojtarëve të Real Madridit para çdo ndeshjeje të madhe

Zidane u tha të njëjtin mesazh me tetë fjalë lojtarëve të Real Madridit para çdo ndeshjeje të madhe

La Liga
Ronaldo ka treguar se ku është ndjerë më bukur gjatë karrierës së tij dhe ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm

Ronaldo ka treguar se ku është ndjerë më bukur gjatë karrierës së tij dhe ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm

La Liga
Të gjitha ekipet që kaluan tutje dhe ato që do të luajnë në fazë e eliminimit në Ligën e Evropës

Të gjitha ekipet që kaluan tutje dhe ato që do të luajnë në fazë e eliminimit në Ligën e Evropës

Liga e Evropës
Kalo në kategori