LAJMI I FUNDIT:

Minneapolis do t’ia paguajë 27 milionë dollarë familjes së George Floyd, afro-amerikanit që vdiq gjatë arrestimit nga policia

Minneapolis do t’ia paguajë 27 milionë dollarë familjes së George Floyd, afro-amerikanit që vdiq gjatë arrestimit nga policia

Qyteti i Minneapolis ka arritur një marrëveshje prej 27 milionë dollarësh me familjen e George Floyd – afro-amerikani i cili vdiq vitin e kaluar – pasi një polic ia vendosi gjurin në qafë për më shumë se 8 minuta kur i njëjti ishte arrestuar nga policia.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ky incident ishte kapur nga kamerat, dhe pas këtij rasti, shkaktoi protesta në të gjithë botën. Floyd ishte bllokuar nga gjuri i oficerit të policisë, Derek Chauvin.


Avokatët e familjes thanë se pamjet krijuan “kërkesë të pamohueshme për drejtësi dhe ndryshim”.

Përzgjedhja e jurisë për gjyqin e Derek Chaucin është aktualisht në proces. Gjashtë nga 12 anëtarët e jurisë janë zgjedhur për seancat dëgjimore që do të fillojnë më 29 mars.

Këshilli i Qytetit të Minneapolis votoi unanimisht për të miratuar zgjidhjen paragjyqësore, më i madhi i dhënë ndonjëherë në shtetin e Minesotës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Azia
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Azia
Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?

Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?

Azia
Një zyrtar thotë se Izraeli nuk është i përfshirë në vdekjen e Raisit

Një zyrtar thotë se Izraeli nuk është i përfshirë në vdekjen e Raisit

Azia
Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Kalo në kategori