Nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, konfirmoi se të hënën do të jenë në takimin që është ftuar nga kandidati për kryeministër Albin Kurti dhe pretenduesja për presidente Vjosa Osmani. Mirëpo, tha se nuk kanë vendim nëse do të bëjnë kuorumin kur të votohet presidenti.
Pas mbledhjes së kryesisë së Aleancës që është mbajtur ditën e sotme, Gjini tha se do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së kreut të Vetëvendosjes.
“Sot kemi pasur konsulta të kryesisë edhe kryetari Haradinaj dhe Aleanca do t’i përgjigjen ftesës së Kurtit dhe do të marrim pjesë ashtu siç është paraparë”, deklaroi Gjini para mediave.
Gjini tha se presin nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje të tregojë për natyrën e takimit dhe se cilat janë kërkesat dhe më pas do të marrin vendim për to, përfshirë edhe nëse janë të gatshëm të heqin dorë nga posti i presidentit për të cilin pozitë është i kandiduar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Me siguri se Kurti duhet të tregojë për natyrën e takimit. Ne do të marrim pjesë, është kulturë demokratike, është mënyrë normale e komunikimit. Rezultate të zgjedhjeve kemi, por demokracia është përgjegjësi e të gjithëve. Edhe njëherë duhet të them Kurti duhet të tregojë natyrën e takimit kur të zhvillohet dhe atëherë do të shohim si do të zhvillohet më tutje”, vijoi Gjini.
I pyetur nëse do të qëndrojnë në seancën e Kuvendit për të bërë kuorumin për Osmanin kur të votohet si presidente, Gjini tha se nuk kanë vendim as për këtë çështje.
“Këtë vendim ende nuk e kemi marrë. Besoj janë çështje që do të sqarohen në ditët dhe javët që vijnë është herët të spekulojmë”, u shpreh nënkryetari i AAK-së.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës