Në Klinikën Infektive janë të mbushura të gjitha kapacitetet spitalore dhe aktualisht janë të shtrirë 112 pacientë, ndërsa 80 për qind prej tyre janë me oksigjeno-terapi.
Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku, i cili deklaroi se në këtë klinikë tashmë janë të shtrirë 112 pacientë.
Ai tha se një pacient i cili ka qenë i intubuar është dërguar në Mjekimin Intensiv për shkak të disa punimeve që janë duke u zhvilluar për të finalizuar procesin e punës në sistemin qendror të oksigjenit.
“Ne i kemi të gjitha kapacitetet e mbushura i kemi gjithsej 112 pacientë, prej të cilëve diku 80 për qind janë me oksigjenoterapi dhe vazhdojmë të japim trajtim por kapacitet janë komplet të shfrytëzuara tashmë…Sot e kemi pas një pacientë të intubuar e kemi përcjell në Mjekimin Intensiv arsyeja e përcjelljes është se janë duke u bërë disa renovime përfundimtare me qëllim të funksionalizimit të komplet sistemit të oksigjenit i cili ka nisur dje”, u shpreh ai.
Nga dita e djeshme në Klinikën Infektive të QKUK-së, është lëshuar në funksion sistemi qendror i furnizimit me oksigjen për të gjithë shtretërit e kësaj klinike. E kjo po shihet si një lehtësim shumë i madh për profesionistët shëndetësor, por edhe pacientët.
“Është lehtësim shumë i madh edhe për pacientin por edhe për stafin realisht, sepse gjithmonë ka qenë në panik se në orën 3 apo 4 të natës ka mundur që pacientit me iu shpenzua boca dhe pastaj alarm me thirr bocmenin deri sa vjen me kohë, sigurisht që tani ajo sfidë na është larguar neve dhe nuk e kemi këtë dhe kjo do jetë shumë më mirë për pacientët por edhe lehtësim për ne personelin shëndetësor për arsye se realisht nuk do e kemi shqetësim e furnizimit me oksigjen për pacientët që kanë nevojë e tek COVID-19 70, 80 e atyre që janë të spitalizuar kanë nevojë për oksigjen”, theksoi Sadiku.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku ka deklaruar se përveç barit antiviral Remdesivir që ende po vazhdoj qytetarët ta sigurojnë vetë, mungesa tjera nuk kanë.
“Në përgjithësi kemi pasur furnizim tash mund të ndodh një dit apo dy është çështja e operatorëve por në përgjithësi kemi pasur furnizim e vetmja ka qenë Remdesiviri që nuk ka mundur të sigurohet si bar antiviral dhe deri tani kanë qenë të detyruar me blerë pacientët nga xhepi i vetë“, deklaroi infektologu Sadiku.
Ditëve të fundit në Kosovë është shtuar numri i qytetarëve të prekur me COVID-19. Në 24 orëshin e fundit kanë rezultuar 632 raste pozitive, ndërsa janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos