LAJMI I FUNDIT:

Ministri sllovak i shëndetësisë jep dorëheqje shkaku i dështimit me pandeminë

Ministri sllovak i shëndetësisë jep dorëheqje shkaku i dështimit me pandeminë

Ministri i shëndetësisë i Sllovakisë, Marek Krajci njoftoi të enjten se po jepte dorëheqjen për të qetësuar krizën politike rreth akuzave për keqmenaxhim të pandemisë COVID-19.

“Dy parti të vogla të koalicionit kanë vendosur kushte me dorëheqjen time. Unë nuk dua të ndërhyj në punën e qeverisë dhe po jap dorëheqje”, u tha ministri gazetarëve.

Koalicioni qeverisës i qendrës së djathtë me katër parti është nën presion për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë pasi shkalla e vdekjes për frymë banori në Sllovaki është e dyta më e larta në botë, pas faqinëve të Çekisë, raporton aljazeera.


Dy parti, SaS dhe Za Ludi, insistojnë në riorganizimin e qeverisë së formuar në muajin mars të 2020, e udhëhequr nga Igor Matoviq, i cili është gjithashtu kreu i partisë OLaNO, pas blerjes së diskutueshme të dy milionë dozave të vaksinës ruse Sputnik V.

Sllovakia, anëtare e Bashkimit Evropian me një popullsi prej 5.4 milionë banorësh, ka nivelin më të lartë të infeksionit në botë, sipas të dhënave zyrtare nga agjencia France Presse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Amerika
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Azia
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Kalo në kategori